3.8 C
Prizren
E martë, 28 Mars, 2023

Takimi Kurti-Vuçiq në sytë e mediave ndërkombëtare

Mediat ndërkombëtare i kanë dhënë jehonë takimit të djeshëm mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq në Bruksel, ku u dakorduan për normalizim të raporteve.

Mediumi prestigjioz “Reuters” i ka kushtuar një artikull kësaj ngjarje me titullin “Serbia dhe Kosova mbështesin normalizimin e marrëdhënieve, por kanë nevojë për më shumë bisedime – Borrell i BE-së”.

Edhe mediumi tjerët francez “France24” ka shkruar për takimin në Bruksel.

“Krerët e Serbisë dhe Kosovës mbajnë bisedime ndërsa presioni rritet për marrëveshje”, mban titullin artikulli i këtij mediumi.

“Serbia dhe Kosova mbështesin planin e diplomacisë së BE-së”, është artikulli tjetër i publikuar në “FoxNews”.

Për takimin mes Kurtit dhe Vuçiqit ka raportuar edhe “Bloomberg”.

“Serbia dhe Kosova janë më afër marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve”, shkruan ky medium për takimin e 27 shkurtit.

Reklama

Propozim-marrëveshja që u bë publike pas takimit, përfshin zotimin e palëve për t’i respektuar të gjitha marrëveshjet e arritura deri më tani në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve, si dhe përkushtimin e tyre për të mos e penguar njëra-tjetrën në proceset integruese.

Marrëveshjet e deritashme përfshijnë edhe atë për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë, e cila është arritur në vitin 2013, por nuk është zbatuar kurrë.

Ky propozim, mes tjerash, përfshin edhe njohjen reciproke të dokumenteve të të dyja vendeve dhe të simboleve kombëtare – mes tyre: pasaportat, diplomat, targat dhe vulat doganore. /Telegrafi/

Më Shumë

Rrëzohet një punëtor i ndërtimit në Prizren

Një punëtor është rrëzuar duke punuar në një kompani të ndërtimit në Prizren. Viktima, siç njofton Policia e Kosovës është duke u trajtuar në Spitalin...

Humbjet milionëshe të Trustit Pensional

Trusti Pensional i Kosovës vazhdon të mbetet pa bord drejtues. Komisioni për përzgjedhjen e anëtarëve të bordit nuk ka kthyer përgjigje për Radio Kosovën...

Një gazetar ideal

Drejtqëndrimi yt

Lajmet e Fundit