Gjoba të mëdha për KB Bashkimin nga FBK-ja

Skuadra e Bashkimit ka marrë gjoba të mëdha nga Komisioni i Garave të FBK-së, për shkak të incidenteve që ndodhën në ndeshjen kundër Trepçës, të luajtur të dielën e shkuar në Suharekë. Këtë ndeshje e fitoi Trepça, por ajo u ndërpre për gati një orë pas incidenteve që ndodhën, ku tifozët e Bashkimit hedhën karrige në parket duke synuar basketbollistin e Trepçës, Mikaile Tmushiqin pas veprimit të tij.

 

 

Bashkimi është gjobitur me 1050 euro, ndërsa gjobë prej 300 eurosh ka marrë edhe kapiteni Qëndrim Biraj që u diskualifikua.

Ndërkohë, me gjobë prej 50 eurosh për gabim teknik është ngarkuar edhe amerikani Curtis Jones. Edhe te Trepça, janë shpërndarë gjoba. Ekipi mitrovicas është gjobitur me 150 euro, ndërsa Mikaile Tmushiq me 300 euro për shkak të përjashtimit.

Më Shumë

Prizreni pritet t’i ketë tetë deputetë në Kuvendin e Kosovës

Prizreni në legjislaturën e re të Kuvendit, pritet të përfaqësohet me gjithsej tetë deputetë, prej të cilëve tre do të jenë nga komuniteti shumicë,...

Telex rikthehet në skenë pas më shumë se 15 vitesh në Prizren Rock & Blues Festival

Pas më shumë se 15 vitesh mungesë, grupi legjendar Telex rikthehet fuqishëm në skenë me vokalin unik të Sejat Jakupit. Një nga emrat që ka...

Lajmet e Fundit