11.4 C
Prizren
E martë, 13 Maj, 2025

Panairi i turizmit në Gjermani, Prizreni në mesin e 800 pjesëmarrësve nga 16 vende të botës

Në Essen të Gjermanisë, Komuna e Prizrenit mori pjesë për herë të parë në panairin e turizmit “Reise + Camping” si komunë partnere e Panairit të Essen-it.

Asociation “Loyola–Gymnasium” shpall konkurs për regjistrimin e nxënësve të rinj

Sipas një statusi në rrjetin social në Facebook të Komunës së Prizrenit bëhet e ditur se Prizreni ishte në mesin e 800 përfaqësuesve, nga 16 vende të botës, ku u prezantuan ofertat turistike dhe produktet vendore të shteteve të ndryshme të Botës.

“Nënkryetari Kujtim Gashi dhe zëdhënësja e kabinetit të Kryetarit Jona Hoxhaj, ishin pjesëmarrës dhe morrën pjesë edhe në hapjen solemne të panairit ku takuan drejtorin gjeneral Kuhrt i cili u zotua për vazhdimin e bashkëpunimit me Prizrenin. Gjatë ceremonisë së hapjes, ku u bë prezantimi i bashkëpunimeve mes panairit dhe vendeve kryesore pjesëmarrëse në panair, Prizreni u prezantua nga z. Kuhrt, si destinacion potencial për turizëm kulturor e malor”, thuhet në njoftim.

Po ashtu bëhet e ditur se gjatë pesë ditëve në këtë panair, shtandi i Prizrenit ishte ndër më të vizituarit.

“Në këtë panair, përfaqësuesit e Prizrenit poashtu takuan dhe kryetarin e qytetit të Essenit z. Thomas Kufen, i cili shprehu entuziazmin për pjesëmarrjen e Prizrenit për herë të parë në panairin e Essenit. Gjatë 5 ditëve në panair, shtandi i Prizrenit ishte ndër më të vizituarit, afër 2500 njerëz që ndaluan për të kërkuar informacione dhe poashtu produktet e Kosovës ishin ndër më të pëlqyerat”, thuhet ndër të tjera në njoftim.

Në njoftim bëhet e ditur se Prizreni u prezantua dinjitetshëm në Essen të Gjermanisë.

“Prandaj urojmë që shumë vizitorë nga Gjermania e Evropa do ta vizitojnë Prizrenin në verën e vitit 2024”.

Më Shumë

Kryeprokurori për vajzën e plagosur në Prizren: Është jashtë rrezikut për jetë

Një ngjarje tragjike ka ndodhur sot në Prizren, ku dyshohet se babai e ka vrarë vajzën e tij 15-vjeçare, ndërkaq ka plagosur tjetrën, 10-vjeçare. Në...

Haxhiu për krimin në Prizren: Institucionet përgjegjëse janë duke trajtuar rastin me prioritet të lartë

Ministrja në dorëheqje e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka reaguar për krimin që ndodhi në një familje turke që po qëndronte në Prizren tash e...

Lajmet e Fundit