6.2 C
Prizren
E hënë, 30 Mars, 2026

“Epopeja e UÇK-së” – 820 ushtarë të FSK-së realizojnë në poligon portretin e Komandantit Legjendar Adem Jashari

Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) në vigjilje të Epopesë së UÇK-së dhe 5 Marsit, Ditës së Kazermës “Adem Jashari” ka realizuar në poligon portretin e Komandantit Legjendar Adem Jashari.

Kështu është bërë e ditur përmes një statusi në rrjetin social në Facebook nga faqja zyrtare e Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës.

Asociation “Loyola–Gymnasium” shpall konkurs për regjistrimin e nxënësve të rinj

Sipas statusit këtë portret e kanë realizuar 820 ushtarë të FSK-së, në poligonin e kazermës, ideuar nga piktori Besart Gashi dhe realizuar nga nënoficeri, Vesel Raci.

“820 ushtarë të FSK-së realizojnë në poligon portretin e Komandantit Legjendar Adem Jashari. Në vigjilie të Epopesë së UÇK-së dhe 5 Marsit- Ditës së Kazermës ” Adem Jashari”,  820 ushtarë të FSK-së, në poligonin e kazermës, realizuan portretin e Komandantit Legjendar, Adem Jashari, ideuar nga artisti ynë, piktori i njohur Besart Gashi dhe realizuar nga nënoficeri ynë, Vesel Raci”, shkruhet në profilin e Ministrisë së Mbrojtjes në Facebook. /Telegrafi/

Marshojmë pas teje Komandant,

Të pandalshëm,

Të pathyeshëm,

Triumfues

Përjetësisht,

Dje, sot, nesër,

Në shpirt- fryma juaj,

Në trup- forca juaj,

Në mendje- vizioni juaj.

Përjetësisht,

Adem Jashari,

Emblema dhe Flamuri ynë!

Më Shumë

Totaj pret përfaqësuesit e GIZ-it, diskutohet Faza II e projektit ITP 2026–2029

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, priti sot konsulentin për inovacion Alasdair Reid, si dhe përfaqësuesit e Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ),...

Vdekjet në vendin e punës, ndërtimtaria mbetet sektori më i rrezikshëm

Nëntëmbëdhjetë punëtorë kanë vdekur në vendin e punës gjatë vitit të kaluar, 11 prej të cilëve në sektorin e ndërtimtarisë, ndërsa gjatë tetë viteve...

Lajmet e Fundit