14.7 C
Prizren
E hënë, 1 Shtator, 2025

Aksioni kundër parave false në Prizren: Shkon në 2700 euro vlera e monedhave metalike të sekuestruara

Një aksion i Njësisë Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Prizren kundër parave false, i zhvilluar gjatë ditës së djeshme rezultoi me arrestimin e dy personave të dyshuar dhe sekuestrimin e mbi 1 mijë e 700 euro.

Dy të dyshuarit që u arrestuan janë B.D. 53-vjeçar dhe T. K. 45-vjeçar.

Të njëjtit tashmë ndodhen nën masën e ndalimit policor, por njëri prej tyre është riintervistuar lidhur me këtë rast, ndërkohë që janë gjetur edhe një shumë tjetër e të hollave të falsifikuara.

Kështu kanë bërë me dije burimet nga Prokuroria, me ç’rast njoftuan se vlera e parave të sekuestruara deri më tani ka shkuar në 2700 euro, të gjitha në monedha metalike prej 2 euro.

Ndryshe, aksioni u zhvillua në rrugën magjistrale Prizren-Vërmicë ku janë ndaluar dy automjete, me të cilat dyshohej se po bëhej shpërndarja e parasë së falsifikuar.

Pas kontrollit të tyre, në automjetin e parë janë gjetur: Monedha në sasi prej 850 x 2 = 1700 euro, kurse në automjetin e dytë janë gjetur monedha në sasi prej 2 X 2=4 4uro, një kallëp metalik rrethor i zbrazët i monedhës metalike dy euro (shabllon), pesë copa te vogla metalike rrethore të monedhës dy euro (shabllone) dhe katër telefona mobil./Gazeta Sinjali

Më Shumë

Totaj: Vetëm për një vit, kam kryer më shumë punë në Prizren se sa krejt qeverisja e Haskukës e VV-së

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka thënë se në Prizren për një vit, ka punuar më shumë sesa që ka punuar ish-kryetari...

Ky është personi që dyshohet se u vetëvar në vilën e tij në Prizren

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një person përreth të 50-ave është gjetur pa shenja jete në një vile pushimore në Kabash...

Lajmet e Fundit