-0.3 C
Prizren
E diel, 29 Dhjetor, 2024

Përleshje mes nxënësve në një shkollë fillore në Prizren, 15-vjeçari ther me thikë shokun e klasës

Rrahjet e përleshjet mes nxënësve në shkollat fillore e të mesme janë shumë të shpeshta. Drejtoritë shpesh detyrohen të kërkojnë ndihmën e Policisë për të intervenuar në incidente të tilla që ndodhin brenda hapësirave të shkollave. Një rast i tillë dyshohet se ka ndodhur sot në Prizren, ku dy nxënës të një shkolle fillore janë përfshirë në përleshje, raporton Gazeta Sinjali.

Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur në shkollën fillore “Motrat Qiriazi”, ku pas një mosmarrëveshje një nxënës 15-vjeçar ka therur me thikë shokun e klasës, duke i shkaktuar lëndime trupore, për çka viktima ka kërkuar ndihmë mjekësore në spital.

Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se rasti u denoncua nga drejtoria në Polici, me ç’rast i dyshuari është shoqëruar në stacion policor për intervistim, ku ka dhënë deklaratën e tij për motivin e rrahjes.

Sinjali mëson se sulmi dyshohet se ndodhi për shkak të një konflikti të mëhershëm që i dyshuari ka pasur me viktimën, me të cilin vendosi që t’i qërojë hesapet sot brenda hapësirave të shkollës.

Pas përfundimit të procedurave policore, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, ndaj të dyshuarit është iniciuar rasti ‘Lëndim i lehtë trupor”.

Kujtojmë se rastet e tilla janë kthyer në shqetësim edhe për prindërit, për shkak të sigurisë në institucionet arsimore.

Më Shumë

Në vikend pritet të ketë mot të qëndrueshëm, pa të reshura

Gjatë vikendit, parashikohet mot i qëndrueshëm dhe pa reshje, falë ndikimit të një fushe të presionit të lartë atmosferik.   Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të...

Totaj takon kolonelin Saglam të KFOR-it turk për thellimin e bashkëpunimit

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, në prag të ndërrimit të moteve, priti sot kolonelin Zafer Sa?lam, kryetar i Komitetit Përfaqësues të Turqisë...

Lajmet e Fundit