8.9 C
Prizren
E enjte, 4 Dhjetor, 2025

Rama e quan marrëveshjen “shpallje pranvere” në marrëdhëniet midis shqiptarëve dhe serbëve

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, e ka përshëndetur pajtueshmërinë për marrëveshje në mes të Kosovës dhe Serbisë.

 

“Të shpresojmë që djalli të mos fshihet në detaje sonte dhe që marrëveshja e rënë dakord por e pa nënshkruar të mos jetë një tjetër mashtrim ballkanik! Përndryshe kjo do të ishte një arritje historike që do të shpallte një pranverë të shumëpritur në marrëdhëniet mes dy kombeve më të mëdha të Ballkanit, shqiptarëve dhe serbëve”, ka shkruar ai në Tëitter, përcjell KlanKosova.tv.

Ai ka shtuar se pret që kjo marrëveshje të zbatohet.

“T’i urojmë sinqerisht katër protagonistët e tryezës së sotme të Ohrit, duke uruar që së shpejti marrëveshja e nënshkruar të kthehet në një realitet të ri të pakthyeshëm mes Kosovës dhe Serbisë, shqiptarëve dhe serbëve, Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Evropian”.

Më Shumë

Ftohtë edhe sot, temperaturat në minus

Të dielen parashihet të mbajë mot i vranët. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të...

S’lejohet që Zyrapi të shtohet në listën e dëshmitarëve të mbrojtjes, i pranohen pesë dëshmitë me shkrim

Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë kanë marrë vendim që dëshmitarin Bislim Zyrapi të mos lejohet që mbrojtja e Hashim Thaçit ta...

Lajmet e Fundit