10 C
Prizren
E mërkurë, 24 Dhjetor, 2025

Hera e parë në historinë botërore të Ballkanit që fitojnë të gjithë!

E dijshmja dhe vlera për shqiptarët ka kohë – shekuj, që është faktor i huaj përballë interesave të tyre kolektive. Duke mos qenë të aftë ta fitojnë Lirinë e plotë vetë, ata këtë e bënë me ndihmën e evropianëve, veçmas të atyre tejoqeanik – ShBA-së. Atë çfarë ndodhi në Ohër, më 18 mars 2023, një zyrtar i lartë i Shteteve të Bashkuara të Amerikës e cilësoi – marrëveshje vizionare. Dhe e vërteta në këtë pikë përpara se të jetë historike është vërtetë e tillë. Sepse e futë përmbylljen, një proces të ngatërruar e të përgjakshëm mbi 700 vjeçar, midis popullit shqiptar dhe serb, në nivele zyrtare të organizmave ndërkombëtar me pajtimin e tre palëve: të faktorit serb, atij shqiptar dhe faktorit të Bashkimit Europian. Mbikëqyrësi dhe garantuesi kryesor i të tria faktorëve në të vërtetë është ShBA-ja.

Në të vërtetë Europa *(Fuqitë e saj kryesore) historikisht kurrë nuk ka hartuar një dokument zyrtar – plan ndërshtetëror me të cilën do ta njihnin dhe garantonin sovranitetin dhe integritetin e Republikës së Kosovës, ashtu siç rrjedhin këto përmasa prej marrëveshjes së mbrëmshme në Ohër (plani francezo-gjerman* dhe pjesa implementuese), e cila pret nënshkrimin e saj formal, që mendoj se do të jetë një nivel i shtetnjohës me peshë ndërkombëtare me ceremoni, për dallim nga përmasa bazë e humanizmit të vetëqeverisjes autonome që kishte Rambujeja.

Në anën tjetër normalizimi i shtetit të Republikës së Kosovës dhe i shtetit të Republikës së Serbisë nuk është vendim i një akti, por është vendimmarrje në proces. Kjo duhet te zbatohet e të kuptohet gradualisht, sepse “çështja” e dhënë për t’u normalizuar e tejkalon kapacitetit e përballjes reale ndërmjet të dyja shteteve për ta aprovuar atë si akt, por i tillë është edhe për vetë diversitetin e politikave të jashtme të shteteve brenda BE-së. Kjo do të thotë se njohja e Republikës së Kosovës de jure e de facto është sfidë e madhe edhe për vetë disa shtete të Bashkimin Europian e jo vetëm për Serbinë.

Me aktin e pajtimit me procesin e marrëveshjes së mbrëmshme të gjitha palët (Kosova, Serbia dhe BE-ja) kanë kohë të nevojshme të rreshtohen drejt në binare të trenit, e cila nga prapa ka vagonë në disa vende të ndryshme. Prandaj pajtimi për Marrëveshjen e mbrëmshme të Ohrit ka pasur nevojë jo vetëm Serbia e Kosova, por, mbi të gjitha, vetë Bashkimi Evropian dhe kjo filozofi tashme është formësuar dhe përmbyllur si e tillë.

Nuk ka ekzistuar më parë kurrë një dokument zyrtar që e bënë kaq substanciale Republikën e Kosovës nga përmasa e saj ndërkombëtare sesa pajtimi në dokumentacionin ndërmjet palëve në Ohër: Serbi – Kosovë – BE. E gjitha çfarë kërkohet prej Republikës së Kosovës është natyrë që duhet të burojë dhe të jetë në pajtim me natyrën Kushtetuese të Republikës së Kosovës. Natyra e ndërtimit të shtetit të Republikës së Kosovës ka një parim bazë dhe të vetëm e ai është, ndërtimi dhe garantimi se pari i të Drejtave dhe Lirive të Komuniteteve joshumicë e më pas edhe të komunitetit shumicë. Në Kushtetutën e Republikës së Kosovës vetëm një herë përmendet emri i përkatësisë së shumicës e më kurrë. Pra vetëm njëherë përmendet emri “shqiptar” e përmendja e komunitetit joshumicë serb është dy shifrore. Kjo filozofi e aplikuar në shtetndërtimin e Kosovës Republikë me njohje ndërkombëtare është unike në vetvete sepse ajo vjen në kohën kur e drejta për popullin shqiptar të Kosovës kishte skaduar nga ana ndërkombëtare, thënë me figurë. Shqiptarët nuk vuajtjen pse të tjerët kishin Liri, por vuajtjen sepse edhe ata nuk e kishin Lirinë.

Nja dy fjalë mund të thuhen edhe për faktorin opozitar të Republikës së Kosovës; gjersa LDK e ka qëndrimin e mjerë politik, sepse dëshiron ta shndërrojë qëndrimin e saj në një akt për votë elektorale (të gjithë e dinë se nuk e pyet atë askush seriozisht), PDK-ja, në anën tjetër, del edhe më poshtë sesa mjerimi i LDK-së. PDK – po largohet prej dy vlerave fundamentale që i kishte, nga trashëgimia historike e rolit të UÇK, dhe kjo vlerë më nuk ekziston tek ajo dhe, e dyta, nga vlera e amerikanizmi të saj. E bukura e të dyja qëndrimeve opozitare në lidhje me çështjen në fjalë është se ato (LDK dhe PDK), në këtë rast, nuk kanë më autoritet publik e as forca tjera për të vendosur theksime negative thelbësore në raport me planin franko-gjerman.

Albin Kurti e kishte gjithë fatin më vete këtë radhë. Në qoftë se do të mund të qëndroj deri ne fund të normalizimit, atëherë do të mund të thuhet nga ana e mendimit të avancuar: rugovizmi plus thaçizmi i barabartë me albinizëm.

P.S: qëndrimi i shoqërisë civile në Kosovë dhe i ‘ekspertëve të saj të pavarur’ është i varur gjithmonë nga fati i tyre personale

 

Më Shumë

Një person arratiset përkohësisht nga dhomat e ndalimit në Rahovec

Një person i privuar nga liria ka tentuar të arratiset mbrëmjen e së dielës nga Stacioni Policor në Rahovec. Sipas raportit 24-orësh të Policisë, rreth...

Pa pritje të gjata këtë mëngjes në pikat kufitare – maksimumi deri në 10 minuta për të hyrë në Kosovë

Mërgimtarët që po hyjnë në Kosovë këtë mëngjes të së mërkurës nuk po përballen me pritje të gjata në pikat kufitare. https://prizrenpress.com/428407-2j/ Sipas të dhënave të...

Lajmet e Fundit