Ndahet nga jeta avokati nga Prizreni, Orhan Rekathati

Oda e Avokatëve të Kosovës ka njoftuar për vdekjen e avokatit nga Prizreni, Orhan Rekathati, i cili u nda nga jeta në moshën 79-vjeçare.

OAK i ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta familjarëve, miqve dhe kolegëve të tij.

“Varrimi i të ndjerit, do të bëhet sot me datë 20.03.2023 në ora 12:00 (me drekë), në varrezat e qytetit në Prizren”, thuhet në njoftim.

Varrimi i të ndjerit do të bëhet sot në ora 12:00, në varrezat e qytetit në Prizren.

Avokati Orhan, u lind me 05.10.1943, në Prizren. Fakultetin Juridik e kishte përfunduar në Universitetin e Prishtinës në vitin 1971, ndërsa Provimin e Jurisprudencës e kishte dhënë në Prishtinë në vitin 1973.

Ai ushtroi profesionin e avokatit që nga data 15.11.1993, në zyrën e tij në Prizren.

Më Shumë

Deri në 33 gradë sot

Institutit Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se vendi sot do të ndikohet nga mot kryesisht me diell dhe vranësira të shpërndara. Sipas njoftimit të institutit,...

Meriton Ismajli drejt Pejës?

Peja mund të rikthejë në skuadër edhe një emër të njohur për tifozët e saj. Sipas informacioneve të siguruara nga AsistiOnline.com, verdhezinjtë kanë pasur kontakte edhe...

Lajmet e Fundit