19.7 C
Prizren
E hënë, 4 Maj, 2026

Prizren, hapet ekspozita `Gjenocidi serb në Kosovë 1998-1999

Sot, në Prizren, është hapur ekspozita “Gjenocidi serb në Kosovë 1998-1999”,  realizuar nga prof. dr. Nusret Pllana, Hasan Morina dhe Esat Shala.

 

Bëhet e ditur se në këtë ekspozitë mori pjesë kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, së bashku me zyrtarë të ekzekutivit, familje të dëshmorëve e martirëve, shoqata të luftës e qytetarë.

Ekspozita, që shfaq imazhe të kësaj periudhe, përfshirë vrasjet makabre të mekanizmit ushtarak serb, rikujton se institucionet e sotme janë pasojë e sakrificës së pashoqe të popullit që kulmoi me luftën e UÇK-së.

“Duhet të jemi mirënjohës e ta çmojmë lirinë dhe shtetësinë si dhe të punojmë fort për ta zhvilluar vendin edhe më shumë. Këtë periudhë të rëndësishme dhe të vlefshme historike, është me rëndësi t’ia kujtojmë gjeneratave të reja dhe inkurajoj qytetarët e Komunës së Prizrenit që ta vizitojnë ekspozitën. Hapja e ekspozitës përkon me fillimin e bombardimeve të NATO-s në caqet serbe 24 vite më parë, që shënoi fillimin e fundit të vuajtjeve të popullit shqiptar në Kosovë, për çfarë jemi mirënjohës të gjithë. Lavdi të të rënëve për lirinë e Kosovës!” – u shpreh kryetari Totaj

Më Shumë

Nis sonte Hasi Jehon 2026 në Gjonaj

Sonte hapet edicioni i 37-të i festivalit folklorik “Hasi Jehon 2026”, një nga ngjarjet më të rëndësishme kulturore në rajonin e Hasit. Festivali do të...

Premiera e “Pylli”-t jepet me sukses në Prizren, vijojnë reprizat

Në Teatrin e Qytetit 'Bekim Fehmiu' në Prizren është dhënë mbrëmë me sukses premiera e shfaqjes “Pylli” nga Florian Zeller, duke shënuar një tjetër...

Lajmet e Fundit