9.8 C
Prizren
E martë, 22 Tetor, 2024

Anulohet gjykimi për vrasjen me thikë tek “Tranziti i ri” në Prizren

Në Gjykatën Themelore në Prizren, të hënën, është anuluar seanca gjyqësore ndaj të akuzuarve për vrasjen e M.K., Orhan Ademaj dhe Albert Ademaj, për shkak që lënda gjendet në Institutin e Psikiatrisë Forenzike të Kosovës (IPFK).

Në këtë rast, të akuzuarit Ademaj, ngarkohen se më 1 maj 2020 në Prizren, saktësisht në rrugën “Ismail Kryeziu” tek i ashtuquajturi “Tranziti i ri”, në bashkëkryerje, me dashje nga motivi i hakmarrjes, privojnë nga jeta tani të ndjerin M.K, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Anulimin e seancës, e ka konfirmuar për “Betimi për Drejtësi”, kryetarja e trupit gjykues, gjykatësja Raima Elezi.

Gjykatësja Elezi ka thënë se lënda gjendet në IPFK për ekzaminimin psikiatrik për të akuzuarin Orhan Ademaj.

Po ashtu, e njëjta tha se për anulimin e seancës së sotme palët në procedurë janë njoftuar me kohë dhe se seanca e radhës për këtë rast shtyhet në kohë të pacaktuar.

Ndryshe, Sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Prizren, të ngritur më 30 tetor 2020, Orhan Ademaj dhe Albert Ademaj, akuzohen se më 1 maj 2020 në Prizren, saktësisht në rrugën “Ismail Kryeziu” tek i ashtuquajturi “Tranziti i ri”, në bashkëkryerje me dashje nga motivi i hakmarrjes, privojnë nga jeta tani të ndjerin M.K.

Tutje sipas aktakuzës thuhet se ditën kritike derisa të pandehurit ishin në qarkullim me veturën e tyre të markës “Golf III”, të cilën ishte duke e drejtuar i pandehuri Albert Ademaj, në momentin që e vërejnë të ndjerin M.K, i cili ishte në cilësinë e pasagjerit në motoçikletën e dëshmitarit Miran Halili, i përcjellin me automjetin e tyre së pari në lagjen “Ortakoll” dhe iu afrohen motoçikletës.

Bazuar në aktakuzë, vetë dëshmitari Miran deklaron se ka vërejtur thikën në dorën e të pandehurit Orhan dhe me qëllim të shmangies së konfliktit eventual i njëjti duke e drejtuar motoçikletën lëviz në drejtim të lagjes “Arbanë”, gjithnjë duke u ndjekur pas nga të pandehurit, të cilët kanë qenë në veturën e tyre.

Sipas aktakuzës, kur arrijnë në rrugën “Ismail Kryeziu” tek i ashtuquajturi “Tranzit i ri” në Prizren, e cila rrugë nuk ka dalje e që vërehet nga kamerat e sigurisë të vendosura në shtëpitë përskaj rruge është regjistruar veprimi i të pandehurve, të cilët me automjetin e tyre iu janë vënë pas dhe e kanë goditur motoçikletën.

Thuhet se pas kësaj, i pandehuri Orhan pasi që del nga automjeti i afrohet të ndjerit M. dhe në konflikt me viktimën e godet me thikë në pjesën ballore të gjoksit, pas së cilës me të shpejtë kthehet në automjet dhe largohen nga vendi i ngjarjes derisa viktima duke e mbajtur dorën në plagën e shkaktuar, pas së cilës ka ardhë auto ambulanca – emergjenca në vendin e ngjarjes dhe viktima është dërguar në Spitalin Rajonal në Prizren.

Me këtë rast, sipas aktakuzës është vërtetuar se i njëjti në emergjencë ka arritur pa shenja jete, sipas raportit të mjekut kujdestar Sadri Hulaj me nr.3227, të datës 1 maj 2020.

Me këto veprime, Orhan dhe Albert Ademaj akuzohen se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Vrasja e rëndë” për të cilën vepër penale parashihe dënim me jo më pak se 10 vite burgim ose me burgim të përjetshëm /BetimipërDrejtësi

Më Shumë

MI-ja ndan mbi 1 milion euro për ndërtimin e rrugës Gorozhup-Pogaj

Një rrugë e re ndërkufitare ka nisur së ndërtuari nga Ministria e Infrastrukturës.Fshatarët Gorozhup dhe Pogaj, njëri në territor të Kosovës dhe tjetri në...

Kryetari i Malishevës: Përfunduan punimet e vendosjes së përçuesit të ri elektrik, qytetarët tanë do të kenë një dimër pa reduktime

Kryetari i Malishevës, Ekrem Kastrati, ka njoftuar se kanë përfunduar punimet për vendosjen e përçuesit të ri elektrik përgjatë linjës Malishevë-Rahovec. Kastrati ka theksuar se...

Lajmet e Fundit