Arrestohet një 22 vjeçar në Prizren, kërcënoi policët që e kapën pa patentë shoferë

Policia në Prizren ka arrestuar një 22-vjeçar, i cili po dyshohet se ka kanosur policët që e kapën në pa patentë shofer.

Rasti ka ndodhur dje  kur njësia e trafikut e ka ndalur të riun nën dyshimet se ishte duke lëvizur në kundërshtim me rregullat e komunikacionit.

Asociation “Loyola–Gymnasium” shpall konkurs për regjistrimin e nxënësve të rinj

I mllefosur pasi policia i riu filloi me kërcënime, duke i paralajmëruar zyrtarët policorë se do të hakmerret ndaj tyre dhe do ta pësojnë keq.

 

Për ta vënë situatën nën kontroll, i dyshuari është arrestuar dhe shoqëruar në stacion policor për intervistim, ku para hetuesve ka dhënë deklaratën e tij lidhur me atë që ka ndodhur.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që të dyshuarit t’i caktohet masa e ndalimit policor dhe i njëjti do të hetohet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Kanosje ndaj personit zyrtar’.

Më Shumë

Zyrtare: Vedat Muriqi rikthehet te Fenerbahçe

Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, do të jetë futbollist i ri i Fenerbahçe. Lajmi është konfirmuar të enjten nga klubi i njohur turk, i cili...

50 aksidente trafiku dhe 2064 gjoba brenda 24 orëve

Policia e Kosovës ka njoftuar për statistikat e përgjithshme për 24 orët e fundit, gjatë të cilave janë regjistruar dhjetëra aksidente trafiku dhe janë...

Lajmet e Fundit