Publikohet videoja që dëshmon se Luizi dhe Kiara kanë kryer marrëdhënie në BBVA – Luizit aksidentalisht shfaqet nudo

Ka tash e sa kohë që çifti Luiz dhe Kiara janë kthyer në dy prej personazheve më të diskutuar në mediat rozë.

Me rifutjen e Kiarës në shtëpinë e Big Brother VIP Albania, pasionet mes dyshes janë ndezur edhe më shumë, teksa ata e kalojnë thuajse çdo natë bashkë.

Shumë është diskutuar për mundësinë që dyshja të kenë kryer marrëdhënie intime brenda shtëpisë, madje opinionistja Zhaklin Lekatari u shpreh në spektaklin e fundit: “Po, unë dua të shoh seks në Big Brother”.

Dhe mesa duket një gjë e tillë ka ndodhur vërtet mes çiftit të shumëpërfolur.

Një video e cila po qarkullon me të madhe në TikTok, tregon momentit kur çifti ndodhen nën çarçaf, teksa në një moment Luizi aksidentalisht zbulohet dhe i shfaqen të pasmet.
Luizit i shfaqen të pasmet gjatë fjetjes me Kiarën në BBVA (Foto: TikTok)

Ky detaj tregon se ai ka qenë i zhveshur tërësisht poshtë jorganit, me çka edhe ka bërë shikuesit të aludojnë se Kiara dhe Luizi kanë kryer marrëdhënie intime brenda.

Përndryshe, Kiara është këtë javë e nominuar së bashku me: Efin, Gertin, Lorencin dhe Qetësorin – ku njëri prej tyre do të largohet mbrëmjen e së shtunës. /Telegrafi/

Më Shumë

“Nuk është lajmëruar qe dy ditë” – zhduket 24-vjeçarja nga Prizreni, bashkëshorti kërkon ndihmën e policisë

Një rast i zhdukjes së një të reje po hetohet në Prizren, pasi B. D. rreth 24 vjeç është larguar nga shtëpia dhe nuk...

Shtabi komunal në Malishevë: Nis përgatitja për spërkatjen kundër Etheve Hemorragjike

Në Malishevë është mbajtur takimi i radhës i Shtabit Komunal për Parandalimin dhe Luftimin e Etheve Hemorragjike, i udhëhequr nga kryetari i shtabit, Amrush...

Lajmet e Fundit