Galtier kërcënohet me vdekje pas akuzave për racizëm

Trajneri aktual i PSG-së, Christophe Galtier ka marrë më shumë se 5 mijë mesazhe që nga mbrëmja e së martës, disa prej tyre kërcënime me vdekje, pasi komentet e tij të supozuara raciste kur ai ishte ende trajner i Nice dolën në dritë.

PSG, punëdhënësit e tij aktualë, të cilët kanë mohuar se kanë hapur një hetim për trajnerin e tyre për të zbardhur këtë informacion, kanë dhënë siguri për trajnerin dhe familjen e tij, ndërsa avokati ka mohuar informacionin në një deklaratë.

Klubi parisien gjithashtu donte të bënte të qartë se ka kohë që është përfshirë në luftën kundër racizmit dhe të gjitha formave të diskriminimit dhe se ka punuar për shumë vite me shoqatat kryesore për këto çështje.

PSG u informua nga Galtier për qëllimin e tij për të ndërmarrë veprime ligjore kundër “komenteve fyese dhe shpifëse” të bëra kundër tij. Albanian Post

Më Shumë

MC Eagles nga Prizreni feston 20-vjetorin e themelimit

Klubi i motoristëve MC Eagles nga Prizreni ka shënuar 20-vjetorin e themelimit, duke mbledhur motoçiklistë dhe adhurues të motorëve në një atmosferë festive dhe...

Ndahet nga jeta fermeri më i vjetër i Prizrenit, Pashk Boqaj

Është ndarë nga jeta Pashk Boqaj, një prej figurave më të njohura dhe më të respektuara të Hasit, i cili njihej si fermeri më...

Lajmet e Fundit