10.1 C
Prizren
E mërkurë, 8 Janar, 2025

Për një vit – VV mori mbi 2 milion, PDK-mbi 600 mijë, LDK-mbi 500 mijë e AAK-më pak se 300 mijë euro

Komisioni Qendror Zgjedhor në Kosovë këtë të premte ka publikuar raportin e të hyrave për partitë politike në Kosovë, të cilat u realizuan në vitin e kaluar.

Nga janari deri në dhjetor të vitit 2022, partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje ka pranuar 2 milion e 52 mijë e 868 euro. Për 12 muaj kalendarik VV nga këto të hyra ka shpenzuar gjysmën e tyre, 1 milion e 308 mijë e 147 euro.

Prej të cilave 1 milion e 990 mijë e 255 euro nga buxheti i shtetit dhe 29 mijë e 943 euro si donacione dhe kontribute në të holla dhe 32 mijë e 670 euro si të hyra të tjera.

Partia Demokratike e Kosovës (PDK), ka pranuar të hyra 673 mijë e 710 euro të hyra, ndërkohë që ka shpenzuar 612 mijë e 638 euro.

Prej kësaj shumë si total, PDK kishte pranuar 660 mijë e 538 euro nga buxheti i shtetit, 1 mijë euro si donacione dhe kontribute të tjera dhe 12 mijë e 172 euro si të hyra të tjera.

Sipas këtij raporti, Lidhja Demokratike e Kosovës, gjatë vitit të kaluar ka pasur të hyra gjithsej 526 mijë e 200 euro, por ka shpenzuar 428 mijë e 524 euro.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, gjatë vitit 2022 ka pasur 279 mijë e 700 euro të hyra, ndërsa ka shpenzuar 219 mijë e 370 euro.

KQZ ka bërë me dije se këto shifra mund të ndryshojnë pas auditimit, pasi që aktualisht këto të dhëna tabelare të publikuara këtë të premte janë të pa audituara nga auditorët e jashtëm.

Më Shumë

Moment emocionues, Parashqevi Simaku takohet me të birin – FOTO

Artistja më e komentuar kohëve të fundit, Parashqevi Simaku është takuar më në fund me djalin e saj. Pas shumë vitesh pritje, takimi i shumë...

Kjo është renditja e subjekteve politike për zgjedhjet e 9 shkurtit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka hedhur shortin për renditjen e subjekteve politike të certifikuara për zgjedhjet e 9 shkurtit. Lëvizja Vetëvendosje në fletëvotime do të...

Lajmet e Fundit