15.6 C
Prizren
E enjte, 7 Maj, 2026

Spahiu kritikon institucionet e drejtësisë: Valon Syla do të duhej të ishte në burg

Analisti Nexhmedin Spahiu, përmes një shkrimi në Facebook ka kritikuar institucionet e drejtësisë në vend, në lidhje me rastin e gazetarit Valon Syla.

Sipas tij, në fakt edhe Syla do të duhej të ishte në burg. Madje pikërisht për “nxitje të mosdurimit dhe përqarjes”, ndërsa sulmuesit e tij, sipas Spahiut do të duhej të mbaheshin përgjegjësh vetëm për sulm fizik.

Në “llogaritjen” e Spahiut del se të dyja palët do të duhej të ishin në burg, anipse nuk është mbajtur asnjë seancë e shqyrtimit gjyqësor ende, e jemi në fazën e paraburgimit. Por, përveq burgut, Spahiu propozon edhe marrjen e diplomave për prokurorin dhe gjykatësin.

E plotë:

“Çmenduri e prokurorisë dhe gjykatës. Në vend se Valon Syla të dënohet për nxitje të urrejtjes fetare dhe mosdurimit e sulmuesit e tij të dënohen për sulm fizik, gjykata paska lënë të lirë Valonin ndërsa sulmuesit e tij qenkan dënuar për “nxitje të urrejtjes dhe mosdurimit”. O prokuror idiot, e gjykatës idiot, urrejtjen dhe mosdurimin e ka nxitur Valon Syla, kurse sulmuesit nuk e kanë nxitur por e kanë shprehur mosdurimin në mënyrë të palejueshme ndaj urrejtjes që ka nxitur pikërisht viktima e tyre. Këtu të dy palët duhet të jenë në burg. E me qenë krejt puna paq, prokurorit e gjykatësit ish dashtë me iu marrë diploma.”

Më Shumë

Prizreni nënshkruan memorandum për përmirësimin e menaxhimit të mbeturinave

Komuna e Prizrenit ka ndërmarrë hapa konkretë për përmirësimin e shërbimeve publike dhe menaxhimin më efikas të mbeturinave, përmes një memorandumi bashkëpunimi për regjistrimin...

Zgjatet orari i QKMF-së në Prizren

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka njoftuar se Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare (QKMF) në Prizren ka zgjatur orarin e punës deri...

Lajmet e Fundit