Tre burra kundër një gruaje në Malishevë

Një grua në fshatin Kijevë të Malishevës, ka denoncuar për dhunë bashkëshortin, vjehrrin dhe kunatin e saj.

E gjithë ngjarja dyshohet të ketë ndodhur mbrëmjen e së enjtes, ku pas një konflikti verbal mes viktimës dhe vjehrrit të saj, ky i fundit ka eskaluar në dhunë fizike. E në ndihmë atij i dolën edhe djemtë e tij, bashkëshorti i viktimës.

Viktima ka denoncuar rastin në Polici gjatë ditës së djeshme, ku është paraqitur me lëndime të dukshme trupore dhe më pas të njëjtës i është ofruar ndihma e nevojshme mjekësore. Për shkak se ajo nuk është ndjerë e sigurt të vazhdojë bashkëjetesën në shtëpinë e familjes Bacaliu, është dërguar në shtëpinë e prindërve të saj.

Si rezultat i denoncimit, tre të dyshuarit janë arrestuar dhe janë shoqëruar në stacion policor për intervistim.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që sulmuesit  të dërgohen në mbajtje .

Më Shumë

Shpejtim Totaj, pjesë e Drinit të Bardhë edhe në sezonin e ardhshëm

KF Drini i Bardhë ka konfirmuar se Shpejtim Totaj do të vazhdojë të jetë pjesë e skuadrës edhe në sezonin e ardhshëm, pasi palët...

Meriton Ismajli drejt Pejës?

Peja mund të rikthejë në skuadër edhe një emër të njohur për tifozët e saj. Sipas informacioneve të siguruara nga AsistiOnline.com, verdhezinjtë kanë pasur kontakte edhe...

Lajmet e Fundit