Barça me plan të detajuar për rikthimin e Messit

Barcelona dëshiron të rikthejë Lionel Messin në “Camp Nou” dhe vetë sulmuesi argjentinas dëshiron të veshë sërish fanellën blaugrana.

Këtë e ka nënvizuar gazeta spanjolle “Sport”, i cili analizon mënyrën sesi kampioni argjentinas mund të kthehet në “shtëpi”. Barcelona është duke studiuar opsionet për të mundësuar regjistrimin e tij në La Liga. Në këtë kuptim, klubi tashmë ka kryer hetimet dhe është i bindur se mund të arrijë objektivin. La Liga do të miratonte nënshkrimin e Messit nëse argjentinasi do të pranonte të fitonte rreth 25 milionë euro bruto në sezon, katër herë më pak se sa fitonte kur u largua nga Barcelona në 2021.

Paga neto e Messit do të shkonte në rreth 13 milionë euro, pak a shumë e njëjta shumë që po merr Robert Lewandowski. Oferta e Barcelonës për lojtarin do të ishte për dy sezone, ndonëse argjentinasi do të kishte opsionin që në mënyrë të njëanshme ta ndërpresë kontratën pas vitit të parë. Messi, i cili përfundon kontratën e tij me PSG-në në qershor, ka një ofertë befasuese nga Arabia Saudite dhe gjithashtu një propozim nga Inter Miami në MLS. Por Messi dëshiron që të paktën edhe 2 vite të tjera të luajë në Evropë.

Më Shumë

Aty ku mbillet urrejtja, korret vetëm dhimbja

Nga Enver N. Rexhaj Për një krim ka përgjegjësi individuale dhe drejtësia duhet ta përcaktojë atë. Por për klimën e urrejtjes, përçarjes dhe normalizimit të...

EC Ma Ndryshe shpreh shqetësime për gjetjet e auditorit në Komunën e Prizrenit

Organizata joqeveritare EC Ma Ndryshe ka shprehur shqetësim serioz lidhur me gjetjet e raportit të Zyrës Kombëtare të Auditimit për Komunën e Prizrenit për...

Lajmet e Fundit