Policia: Dyshohet se burri që është gjetur i vdekur ka bërë vetëvrasje

Policia e Kosovës ka njoftuar se një burrë është gjetur i vdekur në shtëpinë e tij në fshatin Poslisht të Prizrenit. Sipas raportit të Policisë dyshohet se ai ka bërë vetëvrasje me armë zjarri.

Asociation “Loyola–Gymnasium” shpall konkurs për regjistrimin e nxënësve të rinj

Ngjarja thuhet se ka ndodhur të dielën rreth orës 21:00.

“Raportohet se në shtëpinë e tij është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Njësitë relevante policore dhe një ekipet mjekësore kanë dal në vendin e ngjarjes, mjeku përgjegjës ka konstatuar vdekjen e viktimës. Dyshohet se viktima ka kryer vetëvrasje me armë zjarri. Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar një armë dhe një gëzhojë plumbi që dyshohet se është përdorur në rast si dhe 13 fishekë”, thuhet në raportin e Policisë.

Po ashtu thuhet se janë sekuestruar edhe dy pushkë me 20 fishekë, dy revole, gjashtë karikatorë dhe 130 fishekë.

Me vendim të prokurorit kujdestar, thuhet se trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Më Shumë

Aksident i trefishtë pas mesnate në Prizren

Një aksident trafiku ka ndodhur pas mesnate në Prizren. Nga pamjet shihet se janë pëplasur tri automjete mes vete. Sinjali ka kontaktuar me Policia e Kosovës...

Tragjedia në Prizren: Babai i viktimës po vazhdon trajtimin mjekësor

Një mosmarrëveshje mes djemve të axhallarëve në fshatin Kobaj të Prizrenit ka përfunduar në tragjedi, ku një 27-vjeçar ka humbur jetën pasi është goditur...

Lajmet e Fundit