Milan kërkon mbrojtësin e Manchester City-t

AC Milan është duke kërkuar një lëvizje për mbrojtësin e djathtë të Manchester City, Kyle Walker, raporton The Times.

Javën e kaluar, trajneri i City-t, Pep Guardiola tha se nuk mund të gjente një vend për 32-vjeçarin në sistemin e tij, duke ndezur zërat se ai mund të largohej nga Etihad gjatë verës.

Raporti thotë se Milani mund të rrisë interesin e tyre në fund të sezonit, kur anglezi do të kalojë në vitin e fundit të kontratës së tij.

Kampionët në fuqi të Serie A duan të shtojnë konkurrencën për Davide Calabria.

Mbrojtësi anglez mund të konsiderohet si një nga lojtarët më të mirë në botë në atë pozitë, por kohët e fundit, vendin e tij e ka zënë Manuel Akanji.

Calabria ka pasur një performancë shumë të mirë në çerekfinalen e Ligës së Kampionëve kundër Napoli-t, ku e mbajti në mënyrë perfektë anësorin Khvicha Kvaratskhelia.

Megjithatë, me një transferim eventual të Walker, Calabria do ishte e vështirë të zinte vend në 11-shen startuese.Albanian Post 

Më Shumë

Tragjedia në Prizren: Arrestohen dy persona, në mesin e tyre një 16-vjeçar

Një vrasje ka ndodhur sot në fshatin Kobaj të Prizrenit, ku një 27 vjeçar e ka humbur jetën si pasojë e lëndimeve të rënda...

Shpërthim në oborrin e një shtëpie në Prizren, policia jep detaje

Një shpërthim i dyshuar me granatë dore ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së hënës në Prizren, duke shkaktuar dëme të...

Lajmet e Fundit