10.3 C
Prizren
E enjte, 26 Mars, 2026

Dy studentë vëllezër heronj

Një këngë kjo kushtuar pavdekësisë së dy studentëve heronj të kombit shqiptar, vëllezërve Bedrush e Feim Avdi Gashi nga Drenoci i Komunës së Rahovecit. Bedrushi ishte student i makinerisë, ndërsa Feimi i bujqësisë, që të dy pranë Universitetit të Prishtinës.

Krahas studimeve ishin ndër të parët në Komunën e Rahovecit që iu bashkangjitën Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës derisa ranë në altarin e lirisë.

Bedrushi e Feimi e qindra Bedrusha e Feima të tjerë e dëshmojnë më së miri se UÇK lindi mu në mes të Universitetit të Prishtinës, ku për shqiptarët kishte filluar dritarja e botës së diturisë, sikurse që kishte filluar nëpër universitete edhe për çdo komb tjetër në botë.

Nuk duhet harruar kurrë se edhe Universiteti i Prishtinës nuk na kishte ardhur falas, por me gjak e sakrificë patriotësh shqiptarë që s’kursyen as jetën për kombin që i lindi dhe rriti.Ndërkohë Serbia me armatën e jugonostalgjikëve shqiptarë që po lëshojnë rrënjë çdo ditë e më shumë nëpër institucionet e shtetit të Kosovës të fituar me gjak e sakrificë të paparë njerëzore mbi 100 vjeçare, ende përpiqen ta ndërtojnë rrëfimin dhe frymën se UÇK ishin ca ruralë të pashkolluar e të prapambetur.

E kuptueshme, ngase kjo armatë jugonostalgjikësh shqiptarë janë shkolluar në Beograd në një frymë tërësisht antishqiptare, ndërsa UÇK ishte brumosur në Prishtinë, ku rinia studentore shqiptare po mobilizohej kundër pushtuesit serb.

Bedrushi e Feimi ishin mes qindra e mijëra ushtarëve të UÇK-së që u rreshtuan përkrah UÇK-së për ta çliruar Kosovën, lirinë e së cilës po e gëzojmë sot i madh e i vogël.

Vetëm jugonostalgjikët shqiptarë ndihen të pushtuar nga shteti i Kosovës sot, ngase ishin shumë mirë të akomoduar e privilegjuar gjatë sistemit jugosllav. Faleminderit Baki Xhaferi për këto vargje të bukura e të dhimbshme patriotike për dy studentët vëllezër heronj!

Lavdi e përulje të përjetshme për Bedrushin e Feimin dhe tërë Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës! /Shkruan: Agron Hoti

Më Shumë

Tradita e Bajramit në Prizren, flet Valon Ibrahimi

Kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame në Prizren , Valon Ibrahimi ka bërë të ditur se festa e Fitër Bajramit po mbizotëron me atmosferë...

Modern Talking për herë të parë në Kosovë, Thomas Anders & Band do të performojnë në HardhFest

Në kuadër të edicionit të radhës, festivali Hardh Fest do të mirëpresë një nga emrat më të njohur të muzikës pop të viteve ’80....

Lajmet e Fundit