9.1 C
Prizren
E hënë, 16 Shkurt, 2026

Berisha: Vrasja e fëmijëve për keqardhje, por ndezja e qirinjve në Prishtinë është e tepërt

Zyrtari i Nismës, Zafir Berisha, ka reaguar ndaj solidarizimit që shoqëria kosovare po bën ndaj rasteve të vrasjes masive në Serbi.

Ai ka thënë se vrasje e fëmijëve dhe njerëzve të pafajshëm është për keqardhje, por nuk është pajtuar me solidarizimin e Kosovës më këtë rast.

Në profilin e tij në “Facebok”, ai ka shkruar se ndezja e qirinjve mbrëmë në Prishtinë ka qenë veprim i tepërt.

Duke u shitur para opinionit më katolik se Papa siç thotë një shprehje, ne po tregohemi se kemi memorje të shkurtër kolektive si dhe servilitet ekstrem. Vërtet është për keqardhje vrasja e fimijëve në Beograd dhe nuk besoj se një njeri normal mund të kënaqet me këtë ngjarje, mirpo mu e qu i madh e i vogël, pushtetar e opozizar me vajtu këtë gjë, dhe me dhezën edhe qirinj në Prishtinë gjë të cilën as vetë serbët se kanë bërë nëpër Serbi, mos është pakë si tepër”, ka shkruar ai.

Sipas tij, ka mjaftuar që një zyrtar institucional të shpreh ngushëllime për këto raste.

Por me bë gara kush po vajton më mirë e më shumë, po më duket pakë e tepërt, kur e kemi parasysh që Serbia e vuçiqave e daçiqave nuk ka kërkuar as falje për gjenocidin e bërë në Kosovë, përkundrazi vazhdon ti mohoj gjithë ato masakra duke përfshirë edhe vrasje e rreth 1400 fëmijëve, se për me dhezën qirinjë në Beograt as që i shkon mendja”, ka shkruar ai.

Asociation “Loyola–Gymnasium” shpall konkurs për regjistrimin e nxënësve të rinj

Më Shumë

P.C Prizreni në finale

Proton Cable Prizreni siguroi biletën për finalen e Final 8 Kupës së Kosovës për Ligën e Parë te meshkujt. Prizrenasit në gjysmëfinale fituan ndaj Istogut...

Suhareka prezanton pesë përforcime të reja

FC Suhareka ka nisur me intensitet përgatitjet për sezonin e ri, duke zyrtarizuar afrimin e pesë futbollistëve që pritet të jenë pjesë e rëndësishme...

Derbi në Prizren

Lajmet e Fundit