11.2 C
Prizren
E martë, 4 Nëntor, 2025

Promovohet libri “Ditari i gazetarit shqiptar në Beograd”

Libri “Ditari i gazetarit shqiptar në Beograd (Janar-qershor 1999)” i gazetarit Fahri Musliu, u promovua në Prizren.

Libri është vlerësuar lart, shkruan “PrizrenPress”.

Prof.dr. Festim Rizanaj tha se gazetari Musliu, në libër nxjerr në pah shumë ngjarje e fakte historike të periudhës së bombardimeve të NATO-s mbi Serbinë (Janar-qershor1999).

“Fahriu në këtë libër paraqitet një kronist i vërtetë dhe profesional, duke raportuar për zhvillimet gjatë bombardimeve të NATO-s”, tha Rizanaj.

Sipas tij, gazetari Musliu, duke qenë dëshmitar i ngjarjeve, në këtë libër, paraqet fakte historike.

Profesori Hajdar Mallaku tha se kompozicioni i librit është bërë në stilin gazetaresk, pa figura.

“Autori në këtë libër ofron fakte dhe paanësi”, tha Mallaku.

Sipas tij, Musliu ka bërë një punë të mirë dhe profesionale.

Libri “Ditari i gazetarit shqiptar në Beograd” është vlerësuar lartë edhe nga profesori Skënder Berisha.

Ai tha se gazetari Fahri Musliu ishte njohës i thellë i zhvillimeve politike të asaj kohe.

“Kjo vërehet edhe në libër”, tha Berisha.

Libri “Ditari i gazetarit shqiptar në Beograd (Janar-qershor 1999)”, përbëhet nga tri pjesë.

Në pjesën e parë, të titulluar “Baticat dhe zbaticat e jetës”, autori përshkruan përjetimet e tij në Beograd, gjatë periudhës së luftës në Kosovë dhe fushatës së bombardimeve të NATO-s kundër Serbisë.

Pjesa e dytë përbehet nga një përmbledhje e raporteve ditore që gazetari Musliu ka bërë për “Zërin e Amerikës”.

Ndërkaq, në pjesën e tretë të librit, autori përfshinë dokumente të rëndësishme politike të kohës.

Gazetari Fahri Musliu, tregoi se, ditarin filloi ta shkruajë nga bezdia dhe ankthi.

“Në ditar nuk ka urrejtje”, tregoi Musliu.

Libri u promovua në librarin “Altera” në Prizren /PrizrenPress.com/

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Më Shumë

Artan Abrashi dhe partnerët e koalicionit takohen në Shatërvan: Fitorja e Prizrenit është e pashmangshme

Kandidati për kryetar të Prizrenit nga Lëvizja Vetëvendosje, Artan Abrashi, është takuar sot me partnerët e koalicionit në zemër të qytetit, në Shatërvan, vetëm...

Vërmicë: Konfiskohen 25% e parave të padeklaruara të një udhëtari

Në pikën kufitare të Vërmicës, zyrtarët doganorë kanë ndaluar një sasi të mjeteve monetare të padeklaruara që u gjetën në çantën e dorës së...

Për Fatos Nanon

Lajmet e Fundit