3.8 C
Prizren
E martë, 26 Nëntor, 2024

Humbi përball Luizit, Kristi: Ai ishte gangster, donte t’i nënshtroheshim

Finalja e Big Brother VIP Albania shpalli fitues këngëtarin nga Shkodra, Luiz Ejlli.

Luizi në finale ishte përball Kristi Aliaj, i cili së fundmi ka folur për rrugëtimin e tij në shtëpinë e famshme.

I ftuar në “Ftesë në 5”, Kristi ka folur për lojën që bëri në BBVA dhe raportin me disa prej ish-banorëve, në veçanti për Oltën dhe Luizin.

Foto: Screenshot/Big Brother VIP Albania

Sipas Kristi, Olta ishte një person manipulues ndërsa Luizi tentonte të të nënshtronte në lojën e tij.

“Ishte e vështirë ta përballoje Oltën kur fillonte me stilin manipuluese dhe imponues, Olta provonte të të manipulonte kurse Luizi provonte të të nënshtronte në lojën e tij, këta ishin dy ekstreme që luftonin me gjithë banorët e tjerë”, tha Kristi.

Tutje, ai u shpreh se në një moment kishte besuar se ai do të ishte fituesi për shkak të asaj që kishte përfaqësuar në shtëpinë e famshme, madje e ndjeu se edhe Luizi ishte frikësuar në një moment.

Foto: Screenshot/Big Brother VIP Albania

“Luizi kishte një besim kot, të pakuptimtë, kur doli Efi pas Deas aty Luizit me të vërtetë i iku komplet, shkoj te martesa, u kthye dhe më tha surprizat më kanë mbaruar, më pa dhe mua me jelekun shqiptar aty dhe tha më iku nga dora çdo gjë që kam bërë, e besoja fitoren në një moment se nuk e kisha idenë se çfarë impakti kishte krijuar personi i Luizit jashtë”, u shpreh tutje ai.

“Luizi ishte gangster, ai përdorte gjëra që bëjnë gangsterët intimidim, agresion ai dominoi me atë se aftësi tjetër nuk kishte të dominonte, një pjesë e madhe ashtu e vlerëson dominancën, kurse unë dominova me gjëra tjera”, tha mes tjerash Kristi.

Kujtojmë që finalja e BBVA u mbajt të shtunën e 6 majti ku Luizi u shpërblye me 100 mijë euro teksa tre finalistët Kristi, Efi dhe Deamishel morën nga 10 mijë euro secili. /Telegrafi/

Më Shumë

52 vjet nga Kongresi i Drejtshkrimit, aty ku u bë gjuha standarde e njësuar

Sot u bënë 52 vjet kur hapi punimet Kongresi i Drejtshkrimit të Gjuhës Shqipe. Në Kongresin e Drejtshkrimit të 20 nëntorit 1972 në Tiranë të...

I jepet lamtumira e fundit veteranit të UÇK-së, Sabri Popaj

Në Fortesë të Rahovecit sot i është dhënë lamtumira e fundit veteranit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sabri Popaj. Kryetari i Rahovecit në “Facebook”, Samaj...

Lajmet e Fundit