Lajçak pas takimit me Kurtin: Presim normalizim të marrëdhënieve mes palëve

 I dërguari i posaçëm i BE për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka paralajmëruar një takim mes zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi dhe të ashtuquajturit, shefit të zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Perkoviq, të hënën në Bruksel.

Ai ka thënë se me kryeministrin, Albin Kurti ka diskutuar për hapat e ardhshëm në dialogun me Serbinë, për çka ka thënë se presin normalizim të marrëdhënieve mes palëve.

Lajçak tha se gjatë ditës do te vizitojë edhe veriun, ndërsa për hapat tutje në dialog, të premten, do të takohet edhe me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq.

Lajçak mbërrin në objektin e Qeverisë së Kosovës

(E plotësuar) Përfaqësuesi i Posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka mbërritur në Qeverinë e Kosovës, ku do të takohet me kryeministrin Albin Kurti, raporton RTKlive.

Takimi është paralajmëruar të fillojë nga ora 07:30. Nga BE e kanë konfirmuar se vizita e tij ka të bëjë me hapat e ardhshëm ne kuadër te dialogut i cili ndërmjetësohet nga BE.

Pas Kosovës, Lajçak do të vizitojë të premten edhe Serbinë.

Lajçak sot në Kosovë, nesër në Serbi

Vetëm një javë pas takimit të nivelit të lartë mes Kosovës e Serbisë në Bruksel, sot (e enjte) vjen në Prishtinë, emisari i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak.

Emisari Lajçak, pas qëndrimit një ditësh në Kosovë, ku do të ketë takim me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, të premten është konfirmuar se do të udhëtojë drejt Serbisë  për takim në Beograd me presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiq.

Përveç takimeve me Kurtin e Vuçiq, Lajçak pritet të takohet dhe me kryenegociatorët, Besnik Bislimi e Petar Petkoviq, me qëllim të përgatitjes së takimit te radhës në nivel kryenegociatorësh.

Kjo vizitë vjen në kohë kur Qeveria e Kosovës shkarkoi nga detyra Ekipin menaxhues që hartoi draft statutin  Asociacionit dhe replikave të forta mes zëdhënësit të BE-së, Peter Stanos dhe zyrtarëve kosovarë, në lidhje me këtë çështje.

Vizita e Lajçakut synon të përgatisë hapat e ardhshëm në kuadër të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, që ndërmjetësohet nga BE-ja, ka konfirmuar zëdhënësi i këtij institucioni, Peter Stano.

Më Shumë

Arpagjik’t me mesazh pas finales: Shihemi sezonin tjetër me një Bashkim edhe më të fortë

Grupi i tifozëve “Arpagjik’t Prizren” ka reaguar pas përfundimit të sezonit të KB Bashkimi, duke falënderuar tifozët për përkrahjen gjatë gjithë kampionatit dhe duke...

Bob Dylan feston 85-vjetorin, ikona që ndryshoi historinë e muzikës moderne

Sot shënohet 85-vjetori i lindjes së Bob Dylan, një prej figurave më të rëndësishme të muzikës moderne dhe autor i disa prej këngëve më...

Lajmet e Fundit