12.6 C
Prizren
E enjte, 14 Maj, 2026

E trishtushme, 18 vjeçari nga Kosova humb jetën nga një aksident i rëndë në Itali

Një aksident tragjik rrugor i ka marrë jetën një 18-vjeçarit Admir Hoti në Portogruaro.

Ai ka vdekur nga përplasja e makinës që drejtonte.

Gjithçka ka ndodhur rreth orës 20 të mbrëmjes së 10 majit, në shtrirjen e unazës Mattei që të çon nga viadukti i rrethrrotullimit të Alpinit drejt Noiarit.

Në përplasjen e tmerrshme janë përfshirë dy makina.

Duket se origjina e përplasjes është shkaktuar nga rrëshqitja e një Fiat Grande Punto e cila po lëvizte nga San Stino në drejtim të Portogruaro.

Ekipet e shpëtimit mbërritën me shpejtësi në vendngjarje, me tre autoambulanca, një ekip zjarrfikëssh dhe dy patrulla karabinierësh.

Pavarësisht ndërhyrjes në kohë të ekipeve të shpëtimit dhe transportit emergjent në spitalin Angelo në Mestre, nuk mund të bënin asgjë për të riun kosovar.

Më Shumë

LDK-ja në Suharekë propozon kandidatët për deputetë, Blerim Kuqi i rikthehet garës

Dega e LDK-së në Therandë (Suharekë) ka bërë të ditur se, pas një procesi të gjerë konsultimesh me strukturat e saj, ka vendosur të...

Zafir Berisha nuk është kandidat në këto zgjedhje, parashikon zgjedhje të reja pas tre muajsh

Ish-deputeti i disa legjislaturave në Kuvendin e Kosovës, Zafir Berisha ka njoftuar se nuk do të jetë kandidat për deputet në Kuvendin e Kosovës. Ai...

Lajmet e Fundit