2 C
Prizren
E shtunë, 11 Janar, 2025

Prizren/ Aktakuzë ndaj avokatit Bestar Kolgeci, për kallëzim të rremë

Prokuroria Themelore në Prizren, më 8 maj 2023, në Gjykatën Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë ndaj avokatit Bestar Kolgeci për kallëzim të rremë, pasi i njëjti kishte parashtruar kallëzim penal ndaj gjykatësit Gëzim Shehu me pretendimin se ka keqpërdorur detyrën e tij zyrtare.

Sipas aktakuzës së siguruar nga “Betimi për Drejtësi”, ndaj avokatit Kolgeci, Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm, ka ngritur aktakuzë për veprën penale “Lajmërimi apo kallëzimi i rremë” nga neni 382, paragrafi 1 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Në aktakuzë thuhet se, Kolgeci më 18 korrik 2022, në Prokurorinë Themelore në Prizren, në Departamentin e Krimeve të Rënda, ka bërë lajmërim të rremë te personi zyrtar i ngarkuar me detyrën për të hetuar apo ndjekur, se personi i caktuar ka kryer veprën penale e cila ndiqet sipas detyrës zyrtare, duke e ditur se personi i tillë nuk është kryerësi.

Sipas aktakuzës, Kolgeci kishte bërë kallëzim penal ndaj të dëmtuarit Gëzim Shehu me pretendimin se i njëjti ka kryer veprën penale “Keqpërdorimi i detyrës apo autoritetit zyrtar” nga neni 414 i KP-së.

Tutje, në aktakuzë thuhet se kallëzimi penal i paraqitur nga i pandehuri Kolgeci është hudhur poshtë me aktvendimin e 30 shtatorit 2022.

Në arsyetimin e aktit akuzues, thuhet se në bazë të grumbullimit të fakteve dhe provave, është vërtetuar se Kolgeci ka kryer veprën për të cilën ngarkohet dhe se deklarimet e të pandehurit në drejtim të shmangies së përgjegjësisë penale janë në kundërshtim me faktet dhe provat të cilat janë në shkresa të lëndës./BetimipërDrejtësi

Asociation “Loyola–Gymnasium” shpall konkurs për regjistrimin e nxënësve të rinj

Më Shumë

Moti sot: Kryesisht me diell, temperaturat deri në 7 gradë Celsius

Të hënën moti mbi Kosovë do të mbajë kryesisht me diell. Gjatë ditës parashihet të ketë dhe vranësira të pakta. Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, në...

NISMA në Prizren: Jemi të përgatitur për zgjedhjet e 9 shkurtit

Shefi i Shtabit Zgjedhor i Nismës Socialdemokrate në Prizren, Edin Shehu, ka deklaruar se ky subjekt politik është maksimalisht i përgatitur për fushatën e...

Lajmet e Fundit