4 C
Prizren
E hënë, 16 Shkurt, 2026

Edona Kryeziu kërkon që AMF-ja në fshatin Xërxë të shndërrohet në QMF

Kuvendi Komunal i Rahovecit ka mbajtur sot seancë, në të cilën është debatuar për tema të ndryshme.

Edona Kryeziu, asambliste e LDK-së në Rahovec, në fjalën e saj ka ngritur si shqetësim çështjen e një Qendre të Mjekësisë Familjare (QMF) për fshatin Xërxë.

Sipas saj, QMF është e nevojshme për faktin se ky fshat po rritet për nga numri i banorëve dhe duke marrë për bazë se shumë banorë vijnë edhe nga fshatrat tjera për të marrë shërbime shëndetësore në Xërxë, si dhe numrin e bizneseve që veprojnë në këtë fshat, raporton “Epoka e re”.

 

“Në bashkësitë lokale ka QMF, vetëm në fshatin Xërxë nuk ka QMF. Pra, Ambulanca e Mjekësisë Familjare (AMF) të shndërrohet në QMF. Kryetar a di se sa maltretuese është për një pacient të sëmurë që shërbimin mjekësor ta kryej në Xërxë dhe vulën duhet të shkojë ta marrë në Rahovec. Kur pyesin stafin shëndetësor aty se pse duhet të veprohet kështu, ata thonë se ‘jemi me statut AMF’”, ka thënë Kryeziu.

Ajo ka shtruar si problem edhe higjienën në këtë qendër të ambulantes.

“Mantelbardhët duhet ta mbajnë pastërtinë vet, sepse pastruesit vijnë vetëm një herë në javë”, ka thënë asamblistja Kryeziu.

Gjithashtu ajo ka kërkuar edhe sqarim nga pushteti lokal se çfarë po ndodh me pagat jubilare të këtij sektori.

 

Më Shumë

Rekonstruktohet aksi rrugor Sarosh – Rahovec, nisin punimet

Kanë nisur punimet për rehabilitimin dhe rikonstruimin e aksit rrugor Sarosh – Polluzhë – Pastasel – Senoc – Drenoc – Rahovec, ka njoftuar Drejtoria...

Helshani nis vizitën e parë zyrtare në QKMF të Malishevës

Drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Malishevës, Amrush Helshani, ka nisur sot vizitën e tij të parë zyrtare në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare...

Lirohet Haxhi Shala

Lajmet e Fundit