7.1 C
Prizren
E shtunë, 11 Prill, 2026

Aksident i rëndë në autostradën ‘Ibrahim Rugova’, lëndohen dy persona

Policia ka njoftuar se ka ndodhur një aksident trafiku i rëndë dje në autostradën ‘Ibrahim Rugova’ në magjistralen Suharekë-Prizren.

Si pasojë e aksidentit vetura është djegur tërësisht dhe lëndime trupore kanë pësuar drejtuesi i automjetit dhe një pasagjere femër.

Të lënduarit janë dërguar për trajtim në QKUK.

Policia ka bërë të ditur se rasti po vazhdon të hetohet.

Raporti i plotë:

“AKSIDENT TRAFIKU ME LËNDIME TË RËNDA

Autostrada Ibrahim Rugova ,Suharekë-Prizren 04.06.2023-12:05. Në autostradën Ibrahim Rugova, ka ndodhur një aksident trafiku ku është përfshirë një veturë me targa vendore të cilën e drejtonte i dyshuari mashkull kosovar. Si pasojë e aksidentit vetura është djegur tërësisht dhe lëndime trupore kanë pësuar drejtuesi i automjetit dhe një pasagjere femër shtetase e Shqipërisë. Të lënduarit janë dërguar në QKUK për tretman mjekësor. Rasti nën hetime”.

Asociation “Loyola–Gymnasium” shpall konkurs për regjistrimin e nxënësve të rinj

Më Shumë

Junior 06 dominon Megasportin në gjysmëfinalen e parë U16

Ekipi i vajzave U16 të Junior 06 Moni Bau ka shënuar fitore të thellë ndaj Megasportit me rezultat 98:49, në ndeshjen e parë gjysmëfinale...

Policia shqipton 2289 gjoba trafiku për 24 orë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se brenda 24 orëve të kaluara për shkelje të rregullave të komunikacionit ka shqiptuar 2.289 gjoba në...

Lajmet e Fundit