7 C
Prizren
E diel, 22 Dhjetor, 2024

World Bulletin: Prizreni, kryeqyteti i kuzhinës së Ballkanit

Prizreni-natenBoza e Haxhi Sadikut, është një traditë e gjallë e ruajtur që nga koha osmane dhe që ka prejardhje nga Kosova. Një dyqan në lagjen VEFA të Stambollit shet pije tradicionale nga Kosova që nga viti 1876.

Nëse ju jeni në kërkim të një kuzhinë të mirë me ushqime dhe pije tradicionale ballkanike, atëherë ju duhet ta vizitoni Kosovën, sidomos Prizrenin, një qytet i cili ka pasur një rëndësi strategjike gjatë epokës otomane.

Ashtu si veprat arkitekturore dhe të artit nga periudha osmane, në këtë qytet është ruajtur edhe ushqimi tradicional. Për këtë arsye, Prizreni konsiderohet të jetë kryeqyteti i kuzhinës së Ballkanit. Në këtë qytet, i banuar kryesisht me shqiptarë, desertet më të preferuara të Ballkanit janë tespishtja, krempitja dhe kajmaçini. Këto janë specialitete dhe tregues të qartë të epokës osmane, e cila kishte sunduar rajonin për shekuj me radhë. Ka disa ëmbëlsira tradicionale turke, që me kalimin e kohës u bënë element thelbësor të kuzhinës së Ballkanit, të tilla si bakllava, shkruan portali turk “World Bulletin”, citon Publiku.

Familja Hamza jeton nga boza

Boza-pijeMegjithëse popullsia e qytetit është e dominuar nga shqiptarët, në Prizren ka një pakicë boshnjake. Një prej tyre është familja Hamza, e cila si shumë familje të tjera boshnjake, është shumë aktivë në sektorin e ushqimit tradicional. Familja Hamza është e njohur si prodhues i fundit i bozës sipas recetës tradicionale në Prizren.

Muharrem Hamza, i zoti i shtëpisë në familjen Hamza, tregon për traditën familjare në prodhimin e bozës:

“E kam trashëguar zanatin në vitin 1970, kur e kam marrë përgjegjësin e kryetarit të familjes. Kemi qenë të përfshirë në këtë biznes që nga kohërat osmane. Babai im kishte tetë vëllezër dhe motra dhe ai ishte kadet. Dy axhallarët e mi tani jetojnë në Turqi dhe ruajnë traditën tonë familjare. Një prej tyre është në qytetin e Izmirit, ndërsa të tjerët jetojnë në Stamboll. Ne kemi qenë në të njëjtin dyqan për gati njëqind vjet. Turistët tregojnë interes të madh për pijen e bozës që prodhojmë me recetë tradicionale, prandaj kemi shumë vizitorë.”

Në Stamboll, lagja Vefa në kuartin Fatih është e famshme për prodhimin e bozës sipas recetave të vjetra. Është e njohur veçanërisht boza me emrin Haxhi Sadik Beu, që njihet edhe si zbuluesi i bozës që mban emrin “Boza VEFA”.

Haxhi Sadik Beu ishte një shqiptar i ardhur në Stamboll nga Shqipëria. Ai kishte ardhur në kryeqytetin osman me anëtarët e familjes, kurse që atëherë dhe sot e kësaj dite, ata vazhdojnë ta mbajnë këtë biznes brez pas brezi në 130 vitet e fundit. Familja e Haxhi Sadik beut, bozën me të njëjtin emër e prodhon në bodrumin e shtëpisë së tij. Pija u bë shumë e famshme me kalimin e kohës, duke rritur emrin e familjes së tij.

Në fakt, nuk ishte se familja e Haxhi Sadik Beut e ardhur nga Shqipëria-Kosova e kishte zbuluar për herë të parë bozën. Ka dëshmi se turqit kishin pirë bozë edhe në kohët e lashta, kur fiset turke ende jetonin në Azinë qendrore. Në kohërat e Perandorisë otomane, boza është përshkruar si një pije e shtresave të larta që prodhohej nga zejtarë të punësuar në pallate dhe oborre mbretërore. Por, rishfaqja e kësaj pije në shoqërinë turke, përkon me fundin e shekullit të 19-të .

Haxhi Sadik beu, i ardhur nga Shqipëria në Stamboll, kishte shitur bozën e tij duke ecur këmbë nëpër rrugët e lagjes Vefa, pasi ai nuk kishte ndonjë dyqan. Në vitin 1876, në Stamboll, ai hapi dyqanin e parë, i cili edhe sot e kësaj dite përfaqëson një traditë e gjallë që erdhi nga Ballkani, përkatësisht nga Shqipëria.

Më Shumë

Prizren/Avokati Asdren Mekaj shpallet i pafajshëm, lirohet nga akuzat për “detyrim”

Avokati Asdren Mekaj është liruar nga të gjitha akuzat që rëndonin mbi të lidhur me veprën penale “detyrim”. Aktgjykimi lirues është shpallur sot në Gjykatën...

Sot vranët dhe intervale me diell

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se sot në Kosovë do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell. IHK njofton se në mëngjes...

Lajmet e Fundit