Aksident në autostradën ‘Ibrahim Rugova, lëndohet një person

Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 17:40 në autostradën “Ibrahim Rrugova”.

Lajmin për “Betimi për Drejtësi” e ka bërë të ditur Bajram Krasniqi, zëdhënës i Policisë së Kosovës, i cili tha se si pasojë e këtij aksidenti një person kanë kërkuar ndihmë mjekësore.

“Në ora 17:40, policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në autostradë, drejtimi Prishtinë-Prizren. Në aksident është përfshirë vetëm një veturë. Si pasojë e aksidentit një person ka kërkuar ndihmë mjekësore”, ka thënë Krasniqi

Sipas tij, njësitë policore janë duke u marrë me rastin./

Më Shumë

Arrestohen tre persona në Suharekë, dyshohen për rrëmbim dhe sulm ndaj dy personave

Të shtunën janë arrestuar tre persona të dyshuar, pasi dyshohet se më 29 prill, rreth orës 21:32, kanë sulmuar fizikisht dy viktima. Sipas informacioneve nga...

AAK-ja zgjedh kryesinë e re në Prizren

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) në Prizren ka zgjedhur kryesinë e re të degës, pas aprovimit unanim nga Këshilli Drejtues. Lajmin e ka bërë...

Lajmet e Fundit