8.3 C
Prizren
E shtunë, 14 Shkurt, 2026

Mbrojtësi i Milan-it: Nuk e prisja të luaja menjëherë

Futbollisti gjerman, Malick Thiaw, është shprehur i lumtur me mënyrën si e ka nisur rrugëtimin e tij me Milan-in.

Ndërsa ka folur për mediat gjermane pas debutimit me Kombëtaren A të të vendit të tij, në ndeshjen miqësore ndaj Polonisë, Thiaw falënderoi “kuqezinjtë” e Italisë për mundësinë e dhënë.

“Nuk ishte aq i vështirë fillimi i aventurës sime te Milan-i, në fakt ishte shumë i lehtë, pasi nuk e prisja të luaja menjëherë, duke kaluar nga Schalke te kampionët e Italisë.

“Megjithatë jam shumë i lumtur me rritjen time dhe tepër mirënjohës ndaj kuqezinjve që më dhanë këtë shans”, shtoi Thiaw.

Kujtojmë që 21-vjeçari pati një rritje të jashtëzakonshme në karrierë në këtë sezon, duke luajtur në 24 ndeshje në Serie A dhe në Ligën e Kampionëve.

Ai iu bashkua Milan-it në verën e fundit nga Schalke për shumën e 8.6 milionë eurove, ndërsa vlera e tij në treg tani është rreth 30 milionë euro. Albanian Post

Më Shumë

Bardhekaltrit në finale

Drita është skuadra e dytë finaliste e Final 8 Kupës së Ligës së Parë të meshkujve. Gjilanasit fituan bindshëm ndaj Boreas 116:59. Finalja Proton Cable Prizreni-Drita...

Ismet Munishi, trajneri i ri i Lirisë

Pas largimit të Liridon Lecit, mediat raportojnë se Ismet Munishi mund të marrë drejtimin e ekipit të parë të Lirisë. Derisa klubi nuk ka bërë ende...

Lirohet Haxhi Shala

Lajmet e Fundit