Kurti s’ka vendosur për takim me Borrellin, pret raportin për 3 policët

Ai sqaroi se fillimisht do që të presë vizitën e Jetish Jasharit, ambasadorit të Kosovës në Serbi, në burgun e Kralevës, ku po mbahen tre policët e Kosovës të rrëmbyer në afërsi të kufirit në veri nga Policia e Serbisë. Bazuar në atë raport, tha se do të vendos nëse do të shkojë në takimin e thirrur nga Borrell në Bruksel apo jo.

 

Kryeministri Albin Kurti tha se ishte ai që ka kërkuar javën e kaluar takimin me Përfaqësuesin e Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme e Siguri, Josep Borrell.

“Por mu tha se duhet të shtensionohet situata. E më pas kishim arrestimin e tre policëve tanë në Leposaviq. Pra eskalimi u shtua”, tha kryeministri Kurti, pasi mori pjesë në akademinë solemne me rastin e  70-vjetorit të  themelimit të Institutit Albanologjik.

Ai tha vetëm pas këtyre ngjarjeve, është ftuar për një takim të radhës në Bruksel. ”E që nuk jam i sigurt nëse është menduar për datën 22 apo 23 qershor për shkak të mesazheve të ndryshme”, u shpreh Kurti para mediave.

Sidoqoftë, ai sqaroi se fillimisht do që të presë vizitën e Jetish Jasharit, ambasadorit të Kosovës në Serbi, në burgun e Kralevës, ku po mbahen tre policët e Kosovës të rrëmbyer në afërsi të kufirit në veri nga Policia e Serbisë.

“Kur t’i kem të dhënat nga kjo vizitë e tre policëve tanë që po mbahen peng, po mbahen rob në Serbi si hakmarrje për luftimin e krimit dhe korrupsionit në Kosovë, do ta marrë vendimin dhe do ta jap njoftimin”, tha kryeministri Kurti.

Ai tha se për aq sa ka informacione, vizita e ambasadorit të Kosovës në Beograd, Jetish Jashari, në burgun e Kralevës, është caktuar për ditën e martë. ”Unë do të jem në kontakt me ambasadorin tonë që të më njoftojë për gjendjen e policëve tanë”.

Sa i përket situatës në veri, ai tha se për shkak se atje ka grupe kriminale, ka ofruar që republika e Kosovës, gradualisht ta zvogëlojë numrin e policëve atje, por me sundimin e ligjit, që të përballen me drejtësinë ata kriminelë që sulmuan edhe ushtarët e KFOR-it, Policët e Kosovës dhe gazetarët.

“Këtë e kemi propozuar ne, kurse për Policinë e Kosovës, çdo komunë e republikës sonë është e njëjtë dhe veprimet e funksionimi operativ bëhet vetëm duke u bazuar në Kushtetutshmëri dhe ligjin në fuqi e procedurat e tyre të brendshme”. rtklive

Më Shumë

Paraburgim për shoferin e kamionit të betonit që shkaktoi vdekjen e punëtorit të Prizren

Gjykata Themelore në Prizren ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji për shoferin e kamionit të betonit nga i cili u shkaktua vdekja...

Ndahet nga jeta veterani i UÇK-së, Ramadan Zymeraj

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi ka shprehur ngushëllimet e tij për ndarjen nga jeta të veteranit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe...

Lajmet e Fundit