Milaj i Hasit fshati që u braktis nga banorët

Fshati Milaj i Hasit gjendet pranë kufirit me Shqipërinë. Atë e ndajnë rreth 20 kilometra larg qytetit të Prizrenit.

Ky fshat dikur numëronte 30 shtëpi me rreth 100 banorë, ndërsa sot, në këtë fshat vazhdon të qëndroj vetëm një familje, anëtarët e së cilës, nuk dëshironin të prononcoheshin para kamerës.

Me gjithë bukuritë natyrore, e ajrin e pastër, të rrallë janë vizitorët në këtë fshat.

Braktisja e fshatit, nisi qysh prej luftës së fundit në Kosovë.

Vetëm shtëpitë nën qiellin e hapur i rezistuan kohës në këtë fshat.

Ato janë të vetmet që flasin për vjetërsinë e fshati, derisa koha kur ato ishin të mbushura plot, i përket vetëm të kaluarës. /atvlive.tv

Më Shumë

Arrestohet edhe nëna e dy të rinjve që dyshohen për vrasjen e 27-vjeçarit në Kobajë të Prizrenit

Një ngjarje tragjike ka tronditur Prizrenin të dielën, ku një i ri ka mbetur i vrarë pas një përleshjeje që ndodhi në mesditë. Si pasojë...

Edhe lypës, edhe zotni

Prof. Azem Lajqi 1.Në vendin e punës, ka individë që nuk u përgjigjen obligimeve, detyrave dhe përgjegjësive të punës nga e cila paguhen, ndërsa kërkojnë...

Lajmet e Fundit