Kurban Bajrami “festohet” me armë në Prizren, plumbat dëmtuan xhamin e një shtëpie dhe një veture

Gjuajtjet me armë zjarri janë bërë të shpeshta në vendin tonë, duke cenuar kështu sigurinë e qytetarëve të cilët ka rast kur mund t’u rrezikohet jeta si pasojë e plumbave qorr.

Vetëm gjatë ditës së djeshme, kur ishte edhe festa e Kurbanit të Bajramit, në qytetin e Prizrenit kanë ndodhur dy raste ku janë dëgjuar të shtëna armësh. Si pasojë e kësaj, ka pasur dëme materiale në një shtëpi dhe në një veturë.

Rasti i parë ka ndodhur në orët e paradites, kur një plumb qorr ka goditur xhamin e një shtëpie. Brenda saj ndodhej një grua e cila derisa po qëndronte në shtëpi, është tmerruar kur ka dëgjuar krismën që e shkaktoi thyerja e xhamit. Pasi ajo ka gjetur një plumb në tokë në oborrin e saj, ka njoftuar menjëherë policinë.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore të cilët kanë gjetur dhe konfiskuar gëzhojën e cila dyshohet të jetë e armës që u përdor në rast, ndërsa momentalisht nuk ka persona të dyshuar.

E disa orë më vonë, sërish u dëgjuan të shtëna, që kësaj here dëmtuan xhamin e një veture që ndodhej e parkuar në rrugën ‘Zenun Çoçaj’. Pronari i veturës ka denoncuar rastin në Polici dhe tashmë kanë nisur hetimet lidhur me rastin.

Në të dyjat raste veç e veç, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që rastet të cilësohen ‘Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm’./Gazeta Sinjali

Më Shumë

Bellanica: Prizreni dha mesazh të fuqishëm uniteti, besimi dhe shprese

Kryetari i Degës së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) në Prizren dhe kandidati për deputet, Sejdi Bellanica, ka falënderuar qytetarët për pjesëmarrjen në...

“Oldtimer-ët” në Prizren – Makina “arkaike” në qytetin e vjetër

Qytetit të vjetër të Prizrenit i është shtuar një atmosferë e veçantë me ekspozimin e makinave të vjetra, të njohura si “oldtimer”. Në sheshin “Shadërvan”...

Lajmet e Fundit