0.4 C
Prizren
E hënë, 19 Janar, 2026

Neymar nuk i ndahet skandaleve: Përleshet në një klub nate

Skandalet nuk pushojnë kurrë në jetën e Neymar, ndërsa e ardhmja e tij në PSG mbetet në ajër.

Thashethemet për një tradhti të pretenduar nga numri “10” ndaj partneres së tij Bruna Biancardi mezi kishin filluar të zhdukeshin kur një polemikë e re kishte lindur.

“Mundo Deportivo” raporton se ylli brazilian është përfshirë në një sherr në një klub nate në Brazil.

Fundjavën e kaluar, sulmuesi është parë të ketë një mosmarrëveshje me një burrë tjetër në një klub nate në Rio de Zhaneiro, ku po zhvillohej një koncert i Thiaguinhos.

Mediat detajonin se lojtari i PSG-së shoqërohej nga e dashura e tij, Biancardi.

Megjithatë, nata përfundoi me trazira pas sherrit të Neymar me një tjetër burrë, në të cilin ata përfunduan duke u shtyrë dhe duke bërtitur. Madje është kërkuar ndërhyrja e sigurimit të klubit të natës për të qetësuar gjërat mes të dyve.

Nuk dihet arsyeja e sherrit të ashpër mes burrit dhe Neymar, i cili i ka shtuar një tjetër skandal emrit të tij.

Ylli brazilian po kalon ditët e fundit të pushimeve në vendlindjen e tij, ku ka qenë duke u rikuperuar nga një dëmtim, por e ardhmja e tij te PSG është ende e paqartë.

Thashethemet për një largim të mundshëm të Neymar nga klubi parisien kanë qarkulluar për rreth një vit mes interesimit të raportuar nga Premier League.

Gjithashtu u raportua se sulmuesi 31-vjeçar do të kishte nënshkruar një marrëveshje me Barcelona-n, sipas një raporti nga “Bein Sports”. Megjithatë, Xavi Hernandez tha se Neymar nuk është në planet e tij. Albanian Post

Më Shumë

Kryeziu: Kandidatët po distancohen por vështirë të besohet se komisionerët kanë manipuluar nga simpatia apo dashuria

Ismet Kryeziu nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) ka deklaruar se shumë kandidatë që kanë përfituar mijëra vota të shtuara në mënyrë të paligjshme...

Nëna e dy binjakëve të vrarë në Prizren kërkon burgim të përjetshëm për Pleskoviqin

Sot, në Gjykatën e Apelit është mbajtur seanca për shqyrtimin e ankesës ndaj vendimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë për rastin ndaj Millosh Pleskoviqit...

Lajmet e Fundit