Kryeziu: Refuzimi i Kurtit për ta takuar Ramën, refleksion i qasjes së një fëmije të hidhëruar

Drejtori i Institutit Demokratik të Kosovës (KDI), Ismet Kryeziu, ka thënë se nëse kryeministri Albin Kurti refuzon të takohet me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Ramën, përkundër dallimeve dhe mosmarrëveshjeve që mund të ekzistojnë mes tyre, do të ishte një rast i humbur për të diskutuar dhe gjetur politika e interesa për bashkëpunim mes dy shteteve.

“Refuzimi për të takuar një homolog nga një vend fqinj është i pazakontë në diplomaci, për më tepër, përpara se të shihet si veprim politik dhe diplomatik, do të ishte refleksion i qasjes së një fëmije të hidhëruar”, ka shkruar Kryeziu në “Facebook”.

 

Më Shumë

Ndërron jetë Dr. Naser Oskaqak

Ka ndërruar jetë në moshën 66-vjeçare Dr. Naser Oskaqak, specialist i kirurgjisë së përgjithshme dhe mjek me një karrierë të gjatë në Spitalin e...

Karnevalet Golden Eagle nisin në Suharekë

Sot nis edicioni i ri i Karnevaleve Golden Eagle në Suharekë, një nga ngjarjet më të mëdha festive që mbledh çdo vit mijëra vizitorë...

Lajmet e Fundit