Rriten çmimet e produkteve për 2.8%

Çmimet e konsumit në Kosovë janë ngritur për 2,8%. Kështu thuhet në raportin e fundit të Agjencisë së Statistikave të Kosovës që publikuan Indeksin e Harmonizuar të Çmimeve të Konsumit

Indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit është më i lartë në një mesatare prej 2,8% në muajin qershor 2023, krahasuar me muajin qershor 2022. Ndërsa, inflacioni mujor ishte 0,0% në muajin qershor 2023.

Sipas ASK-së, çmimi i perimeve është ngritur për 22,5%,, mallrat shtëpiake jo të qëndrueshme për 17,8%; energjia elektrike 15,0%; pemët 11,5%; qumështi, djathi dhe vezët 10,8%; shërbimet për transport 10,0%; buka dhe drithërat 9,2%; mishi 7,7%; mobiliet dhe orenditë 5,7%; shërbimet hoteliere 5,0%; dhe kafja, çaji dhe kakao (4,0%)./Klankosova.tv

Më Shumë

FC Prizreni nis ristrukturim të thellë, fokus i madh te lojtarët vendorë

FC Prizreni ka hyrë në një fazë të re riorganizimi të plotë, duke synuar ndryshime në strukturën e klubit, stafin teknik dhe përbërjen e...

Sot nis edicioni i katërt i Rock & Blues Music Festival në Prizren

Prizreni nga sot do të jetë qendra e adhuruesve të muzikës rock dhe blues, pasi sonte nis edicioni i katërt i “Rock & Blues...

Atdheu me qira

Lajmet e Fundit