AAK sot do ta dorëzojë në Kushtetuese Ligjin për pagën minimale

Javën e kaluar, Kuvendi i Kosovës e miratuar Ligjin për pagën minimale.

60 deputetë votuan pro, një abstenim dhe asnjë votë kundër.

Me anë të këtij ligji parashihet që paga minimale të bëhet 250 euro neto.

Kjo nuk është pritur aspak mirë nga opozita.

Për këtë shkak, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës do ta dorëzojë në Gjykatën Kushtetuese Ligjin për pagën minimale.

Kjo u bë e ditur përmes një njoftim.

“Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri do të dorëzojë kërkesën lidhur me vlerësimin e e kushtetutshmërisë së Ligjit nr. 08/L-142 për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që përcaktojnë shumën e beneficionit në lartësi të pagës minimale. Pas dorëzimit Tahiri do t’i drejtohet mediave lidhur me lëndën dhe kërkesën e AAK-së”, thuhet në njoftim.

 

Më Shumë

Shtabi komunal në Malishevë: Nis përgatitja për spërkatjen kundër Etheve Hemorragjike

Në Malishevë është mbajtur takimi i radhës i Shtabit Komunal për Parandalimin dhe Luftimin e Etheve Hemorragjike, i udhëhequr nga kryetari i shtabit, Amrush...

Paradoksi i autenticitetit në epokën e konformitetit Eurovision-ist

Nga Robert Aliaj Ka diçka të çuditshme në faktin që një konkurs që shpall veten si kremtim i diversitetit kulturor, prodhon çdo vit një lloj...

Lajmet e Fundit