Ballkani bën hap të madh drejt rrethit të tretë në Conference League

Ballkani ka bërë një hap të madh drejt rrethit të tretë të Conference League.

 

Në ndeshjen e zhvilluar të martën në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë ka fituar ndaj kampionit të Irlandës së Veriut, Larne.

Rezultati përfundimtar ka qenë 3-0.

Skuadra suharekase e ka gjetur epërsinë pas vetëm njëzet minutash lojë.

Ka qenë minuta e njëzet e gjashtë kur Rrahmani është treguar i saktë nga pika e bardhë.

Deri te akordimi i penalltisë ka ardhur pasi një minutë më herët brenda zonës së gjashtëmbëdhjetë metërshit është penguar Nazmi Gripshi.

Pas vetëm pak minutash ka ardhur edhe goli tjetër. Ka qenë minuta e tridhjetëe tretë kur Kryeziu ka realizuar.

Me këtë rezultat është mbyllur pjesa e parë.

Në pjesën e dytë është shënuar edhe goli i tretë. Ka qenë minuta e gjashtëdhjetë e shtatë kur Gripshi ka realizuar.

Me këtë rezultat është mbyllur ndeshja.

Ndeshja e dytë mes Ballkanit dhe Larnes pritet të zhvillohet pas një jave në Irlandë të Veriut.

Po qe se Ballkani e kalon këtë kundërshtar pastaj në rrethin tjetër do të përballet me skuadrën nga Gjibraltari, Lincoln Red.

Më Shumë

Aksidenti me fatalitet në autostradën “Ibrahim Rugova”, policia jep detajet

Një aksident trafiku me pasoja fatale ka ndodhur të dielën në autostradën “Ibrahim Rugova”, ku një person ka humbur jetën dhe një tjetër ka...

Zyrtare: Vedat Muriqi rikthehet te Fenerbahçe

Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, do të jetë futbollist i ri i Fenerbahçe. Lajmi është konfirmuar të enjten nga klubi i njohur turk, i cili...

Lajmet e Fundit