Pas dyshimeve se është ndarë nga partnerja e re, Blero bën dedikimin romantik për të: Ti je dashuria e jetës time

Këngëtari i njohur, Blero mund të mos jetë shumë aktiv në muzikë, por jeta e tij private mbetet në qendër të vëmendjes.

Artisti nga Mitrovica muaj më parë i dha fund martesës disa vjecare me Afrona Dika, por së fundmi la të kuptohej se ka nisur një histori të re dashurie.

Ndonëse këngëtari nuk ka zbuluar identitetin e saj, u tha se vajza që ka rrëmbyer zemrën e tij jetonte në Gjermani, nga ku Blero shpesh herë bënte postime.

Foto: Blero/Instagram

Dhe kur gjithçka dukej se po shkonte mirë, Blero përmes disa postimeve në rrjetet sociale bëri të dyshohej se edhe romanca e re e tij ka përfunduar.

Por, në një status të fundit që ka bërë në InstaStory, këngëtari i “Merri sytë e mi” ka bërë edhe një herë tjetër konfuz fansat e tij.

Foto: Blero/Instagram

“Nuk më intereson nëse thua që nuk dëshiron të më shohësh mua, nuk më intereson nëse thua se nuk më do, do të luftoj përsëri, përsëri e përsëri sepse në fund të fundit ti je dashuria e jetës time. Gruaja që zemra ime donte gjithmonë, por kurrë nuk e dinte që egziztonte vërtetë. Të dua zemër”, ka shkruar Blero, duke treguar se ndodhet në Munich të Gjermanisë.

Mbetet të shihet nëse Blero në vazhdim do të preferoj të tregoj më shumë për marrëdhënien e tij të ri.

Ndërsa, sa i përket karrierës, kënga e fundit e Bleros erdhi në bashkëpunim me Rafaelan “Zemrën ma ndale”. /Telegrafi/

Më Shumë

Jurgen Uldedaj e mbron titullin e kampionit të botës, e rrah britanikun Nnmadi

Boksieri shqiptar Jurgen Uldedaj e ka mbrojtur titullin e kampionit të botës IBO duke e rrahur britanikun Austine Nnmadi. Edhe pse prisnim një fitore më...

PDK në Prizren mobilizohet për zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit

Kryetari i degës së Partia Demokratike e Kosovës në Prizren, Shaqir Totaj, ka bërë të ditur se është mbajtur takim me asamblistët e kësaj...

Lajmet e Fundit