Prizren, 14 aktakuza kundër 18 personave

Prokurori i Shtetit njofton se nga prokuroritë themelore janë ngritur 44 aktakuza kundër 52 personave për vepra të ndryshme penale.

 

Ndërsa, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar dhjetë persona, si dhe është parashtruar një kërkesë për caktim të paraburgimit ndaj një personi.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ngritur gjashtë aktakuza kundër 6 personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur 14 aktakuza kundër 18 personave, për vepra të ndryshme penale.

E Prokuroria Themelore e Pejës, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ngritur 12 aktakuza kundër 12 personave.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ngritur katër aktakuza kundër gjashtë  personave, për vepra penale të ndryshme. Ndërkaq, Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur tetë aktakuza kundër tetë personave, për vepra të ndryshme penale.

Më Shumë

Haziz Hodaj kërkon ndaljen e përçarjeve në LDK: Energjia të drejtohet te bashkimi, jo te akuzat

Kuvendari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) në Prizren, Haziz Hodaj, ka kërkuar ndaljen e përçarjeve dhe përplasjeve të brendshme në parti. Ai u ka ...

Paraburgim për shoferin e kamionit të betonit që shkaktoi vdekjen e punëtorit të Prizren

Gjykata Themelore në Prizren ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji për shoferin e kamionit të betonit nga i cili u shkaktua vdekja...

Atdheu me qira

Lajmet e Fundit