Prizrenasi shkrep armën nga gëzimi që hyri në shtëpi të re, policia i shkon si mysafir i paftuar

Kosovarët si ‘merakli të armëve’, ato i përdorin shpesh edhe në ahengjet familjare, përmes së cilës shprehin ‘gëzimin’ e tyre për një ngjarje të caktuar. E kjo përpos që është dukuri e shpeshtë dhe e kundërligjshme, shumë herë është edhe e rrezikshme. Ka disa raste kur nga të shtënat festive, kanë pësuar edhe me jetë qytetarët e pafajshëm, madje edhe ata që nuk ishin pjesë e ahengjeve, raporton Gazeta Sinjali.

Një rast i tillë ka ndodhur mbrëmë në rrugën ‘Besim Shala’ në Prizren, ku disa të shtëna me armë zjarri kanë shqetësuar banorët e zonës.

Sinjali mëson se njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë hasur në të dyshuarin, i cili ka pranuar se ka shtënë me armë.

Bazuar në dëshminë e tij, këtë e ka bërë për të festuar hyrjen në shtëpinë e re, ndërkohë që arma që dyshohet se u përdor në rast, u sekuestrua nga Policia.

64-vjeçari është shoqëruar në stacion policor dhe me urdhër të prokurorit ndaj tij është iniciuar rasti për veprën penale ‘Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm’.

Më Shumë

Mjeku për sulmin me thikë ndaj 27-vjeçarit në Prizren: Nuk mundëm ta shpëtonim, kishte lëndime në gjoks

Një 27 vjeçar e ka humbur jetën sot si pasojë e plagëve të marra nga një mjet i mprehtë pas përleshjes që ka ndodhur...

Nga 30 ditë paraburgim për nënë e bir të dyshuar për vrasjen në Prizren

Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji, për shkak të dyshimit të...

Lajmet e Fundit