Përfundon protesta kundër Dokufestit (Foto)

Të premten në Prizren është protestuar kundër një performance të realizuar në hapje të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit të Shkurtër dhe Dokumentar, Dokufest, që mbahet në të njëjtin qytet.

 

Thirrja për protestë është bërë Këshilli i Bashkësisë Islame të Prizrenit.

Qytetarët janë mbledhur në Sheshin Shatërvan dhe kanë mbajtur në duar mbishkrimet: “Dokufest i keq”, “Jo degjenerimit”, “Drogën larg fëmijëve tanë”, “Prizreni, qytet i historisë”, e tjera.

Pamje nga protesta në Prizren.
Pamje nga protesta në Prizren.

Mbishkrimet “Jo me tatimet tona” dhe “Jo poshtërimit” janë parë edhe në oborrin e xhamisë kryesore në këtë qytet.

Mbishkrimet janë parë edhe para xhamisë.
Mbishkrimet janë parë edhe para xhamisë.

Ekipi i Radios Evropa e Lirë në Prizren ka raportuar se protesta ka përfunduar e qetë.

Në nisje të edicionit të sivjetmë të festivalit, grupi kanadez “Peaches”, e ka realizuar një performancë në mbrojtje të transgjinorëve, por edhe të fenomeneve tjera që mund të konsiderohen tabu në shoqëri.

Organizatorët e festivalit u kanë thënë mediave lokale në Kosovë, se në hapje kanë marrë pjesë vetëm personat që kanë pasur bileta, dhe të gjithë kanë qenë mbi moshën 18-vjeçare.

Temë e edicionit të sivjetmë të Dokufestit është inteligjenca artificiale.

Dokufesti këtë vit i ka hapur dyert më 4 gusht, ndërsa përfundon më 12 gusht.

Si rëndom, ai edhe këtë vit e ka gjallëruar Prizrenin, pasi tërheq mijëra vizitorë nga shumë vende të botës.

 

 

 

Më Shumë

Gjendet pa shenja jete një person në Krushë të Madhe të Rahovecit

Një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në fshatin Krushë e Madhe të Rahovecit. Sipas burimeve të Sinjalit, rasti është raportuar...

Totaj shpreh ngushëllime për vdekjen tragjike të punëtorit në vendpunishte në Prizren

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka shprehur ngushëllime për familjen, të afërmit dhe miqtë e të ndjerit, duke theksuar se në këto...

Lajmet e Fundit