2.5 C
Prizren
E martë, 24 Dhjetor, 2024

“Shkarkim-emërim” në ndërmarrjen Eko-Regjioni, ngritet aktakuzë ndaj kryetarit të AAK’së në Prizren

Prokuroria Themelore e Prizrenit ka ngritur aktakuzë ndaj kryetarit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në Prizren, Besnik Krasniqit për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Besnik Krasniqi, akuzohet se në cilësinë e kryetarit të Komisionit Komunal të Aksionarëve në ndërmarrjen publike “Eko-Regjioni”, bashkë me anëtarët e tjerë të këtij komisioni, Adrit Krasniqi dhe Qemal Krasniqi ka shkarkuar dhe emëruar anëtar të Bordit të Ndërmarrjes Publike në kundërshtim me ligjin për ndërmarrjet publike.

Kallëzimi penal është ngritur pasi në muajin qershor të vitit 2022, komisioni shkarkoi nga detyra e kryesuesit të Bordit në “Eko Regjion”, Bujar Dakën, e më pas emëruan Liridon Sallauka, i cili atë kohë ishte sekretar i përgjithshëm i AAK’së, dega në Prizren.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë, emërimi i Liridon Sallahuka bie në kundërshtim me ligjin për ndërmarrje publike, i cili thekson se nuk mund të zgjidhet ndonjë person në qoftë se në periudhën kohore prej 36 muajsh (3 vite) para datës së aplikimit ka qenë i emëruar politik apo ka qenë bartës i një pozite udhëheqëse në një parti politike.


Reklamë

RENELUAL TAHIRI prezenton tipet e banesave në kompleksin “Green Avenue” Blloku B !
Për më shumë informata na vizitoni në pikën tonë të shitjes përballw ‘Premium Park Hotel”.
Si dhe mund të na kontaktoni:
+383 44 128 112 ; +383 49 613 613
Kliko videon 
RENELUAL TAHIRI——————————————————————————————————

Nga Prokuroria kanë konfirmuar për Insajderin se rasti është duke u trajtuar.

“Ju njoftojmë se rasti në fjalë është duke u trajtuar nga Prokuroria Themelore në Prizren. Për rrjedhën e mëtutjeshme të rastit, do të njoftoheni me kohë“, ka thënë zyrtarja për Informim, Fitore Mehmeti.

Besnik Krasniqi tha për Insajderin se nuk e ka shkelur ligjin dhe se ky vendim është politik.

“Nuk e kam shkel ligjin, për një kohë të shkurt do të hudhet poshtë kjo aktakuzë. Në seancën e parë kemi me deklaru pafajsinë edhe kemi me kërku me hedh posht këtë akuzë të pabazë. Krejt kjo është ma shumë politike dhe shumë qesharake“, u shpreh Krasniqi.

Krasniqi tha se shkarkimi i Bujar Dakës nuk është politik, por për arsye teknike.

“Personi i shkarkun që e ka emrin Bujar Daka është zyrtar i Lëvizjes Vetëvendosje, gjatë kohës sa e ka ushtru detyrën e anëtarit të bordit në ndërmarrje, ndërmarrja dy vite radhazi ka marrë opinion të mohimit nga auditorët e jashtëm që dmth ka bazë për vepër penale në menaxhimin e ndërmarrjes. Na e kemi shkarku vitin e kalun z.Daka, nuk jemi marrë me arsye politike por me arsye puro teknike“, tha Krasniqi.

Tutje, Krasniqi tha se Sallauka është emëruar përkohësisht dhe se i ka plotësuar kriteret e parapara.

“E kemi emëru përkohësisht një anëtar të bordit i cili i ka përmbush kriteret bazë dhe e ka ushtru detyrën përderisa na e kemi zhvillu procedurën e rekrutimit të anëtarit të bordit. Ndërkohë, z.Dakaj ka bërë kallëzim penal i cili është komplet i pa bazuar unë jam 1 milion përqind i bindur që gjykata ka me hudh poshtë”, ka thënë ai.

Ai theksoi se Ligji i Shoqërive Tregtare iu jep të drejtë për shkarkim dhe emërim të bordit.

“Ligji i Shoqërive tregtare i ka jep të drejte komisionit komunal të aksionarëve me i emëru e me i shkarku bordet”, deklaroi Krasniqi për Insajderin.

Më Shumë

Fest 63 – Mbyllet nata e parë! Spektakël, mesazhe të fuqishme sociale. Publikohet juria

Nata e parë e Festivalit të 63të të këngës në RTSH, ka ulur perden, pasi për afro 3 orë e 30 minuta Fest 63 shfaqi...

Biblioteka e Prizrenit kremtoi jubileun e 80-të

Të premten, me një manifestim kulturor, është shënuar jubileu i 80-të i themelimit të Bibliotekës Ndërkomunale të Prizrenit. Kjo bibliotekë, më e vjetra në...

Lajmet e Fundit