17.5 C
Prizren
E shtunë, 10 Maj, 2025

Totaj: Prizreni kryeqyteti historik i shqiptarëve, destinacioni i ri i ndërkombëtarëve

Shaqir Totaj, është kryetari në detyrë i komunës së Prizrenit dhe drejton komunën prej dt.14 nëntor të vitit 2021, pasi fitoi zgjedhjet lokale në këtë komunë.

Suksesi në rritje i performancës së komunës së Prizrenit na e tregon qartë Instituti GAP për vlerësimin e komunave në Republikën e Kosovës, si një nga komunat më transparente në Kosovë me një progres prej +32.5 pikë.

Qytetarët e Prizrenit çdo ditë po prekin ndryshimet që po ndodhin në transformimin e shpejtë urban që ka pësuar gjatë dy viteve të marrjes së detyrës të z.Shaqir Totaj, Prizreni i është kthyer qytetarëve, duke krijuar hapësira publike, duke rritur zonat e gjelbëra, duke mbështetur artin, kulturën si dhe turizmin, bujqësinë etj. Frymëmarrja e zhvillimit ekonomik të qytetit, për të përshtatur infrastrukturën dhe për ta bërë atë sa më miqësore për femijët është motivimi i z.Totaj.


Reklamë

RENELUAL TAHIRI prezenton tipet e banesave në kompleksin “Green Avenue” Blloku B !
Për më shumë informata na vizitoni në pikën tonë të shitjes përballë ‘Premium Park Hotel”.
Si dhe mund të na kontaktoni:
+383 44 128 112 ; +383 49 613 613
Kliko videon 

Sigurisht ky vizion dhe këto objektiva për qytetin, kanë rritur interesin për të bashkëpunuar dhe për të promovuar qytetin historik të Prizrenit edhe në arenën ndërkombetare.

Ky impakt i lartë i shprehur dhe nga vizitat e shumta të shumë ambasadorëve të shteteve ndërkombëtare, ka treguar se po punohet për rritjen e mundesisë së promovimit dhe bashkëpunimeve me qytetet në arenën ndërkombetare, për ta kthyer Prizrenin, si një oaz thithes për investitorët e huaj./Opinion.al

Më Shumë

Super spektakli i basketbollit vazhdon në Prizren

Finalet e “Play-off”-it po dhurojnë spektakël të basketbollit. Sfida me dramë dhe adrenalinë, raporton PrizrenPress. Bashkimi dhe Trepça po kërkojnë titullin e kampionit, derisa seria finale...

I moshuari që u gjet i djegur në veturë është babai i prokurorit Gashi në Prizren

Gjatë ditës së sotme, një 82 vjeçar është gjetur i vdekur në veturën e tij e cila ishte përfshirë nga flakët në fshatin Leshan...

Lajmet e Fundit