Posta nderon Violeta Rexhepagiqin me pullë postare

Posta e Kosovës ka lëshuar të martën në qarkullim postar llojin e ri të pullave postare “Personalitete – Violeta Rexhepagiq”, për nderim të gazetares dhe kantautores avangarde të rok skenës të viteve ’80-ta.

Violeta Rexhepagiq ka lindur lind në Prishtinë në shkurt të vitit 1965. Karrierën muzikore e kishte filluar në fëmijëri, si interpretuese e rreth 40 këngëve për fëmijë. Ndërsa në vitet e ’80-ta, ajo ka sjellë një stil unik dhe avangardë në rok skenën e Kosovës. Ajo ka përfaqësuar për dy herë Kosovën në përzgjedhjen e përfaqësueses së ish-Jugosllavisë për “Këngën e Eurovizionit”, njëherë me grupin “Vivien” dhe njëherë si soliste.

Përpos si interpretuese, Violeta ishte autore dhe gazetare e disa emisioneve në Televizionin e Prishtinës. Me mbylljen e TVP-së, Violeta ishte angazhuar nga Skynews si raportuese nga zonat e luftës.

Pas luftës në Kosovë, ajo e ka vazhduar veprimtarinë në lëmin e gazetarisë në RTK, deri më ndarjen e hershme nga jeta në vitin 2020.

Më Shumë

Zbulohen 8 kyçje ilegale në rrjetin e ujësjellësit në Prizren

Ekipet e inspektimit të KRU "Hidroregjioni Jugor" kanë evidentuar gjatë kësaj jave tetë lidhje ilegale në rrjetin e ujësjellësit në qytetin e Prizrenit. Sipas njoftimit...

Totaj godet Kurtin e VV-në: Kosova s’ka nevojë për spektakël politik, por për lidership serioz

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj ka kritikuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurtin si dhe Lëvizjen Vetëvendosje, për mënyrën se si kanë ardhur në pushtet. Përmes...

Lajmet e Fundit