“Përlindja e Shqipëniës”, gazeta e parë zyrtare shqiptare

Më 24 gusht 1913, shteti i pavarur shqiptar formoi të parën gazetë zyrtare të quajtur “Përlindja e Shqipëniës”.

Gazeta vijoi të botohej dy herë në javë deri në vitin 1914. Drejtuesit e kësaj gazete ishin Dhimitër Berati, një nga figurat më të njohura të kohës, si edhe publicisti Mihal Grameno. Kjo gazetë është pararendësja e gazetës që më pas u quajt “Fletorja Zyrtare”.

“Përlindja e Shqipëniës” mbështeti qeverinë e Vlorës të udhëhequr nga Ismail Qemali. Shumica e kryeartikujve ishin politikë dhe i kushtoheshin mbrojtjes së interesave të vendit dhe luftës ndaj faktorëve kundërshtarë të brendshëm e të jashtëm, me qëllim bashkimin e përparimin e tij.

Në këtë gazetë u botuan të gjitha ligjet e kohës, sikurse ai për administratën civile, kanuni i Zhurisë e shumë ligje të tjera në të gjitha fushat e jetës publike.

Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave sjell një pamje të kësaj gazete dhe një shënim nga Ministri i atëhershëm i Financave, Gurakuqi, për mbulimin e shpenzimeve të kësaj gazete. Po ashtu, paraqitet ligji i përkohshëm i Administratës Civile të Shqipërisë nxjerrë nga Qeveria e Përkohshme e Vlorës dhe botuar në gazetën “Përlindja e Shqipëniës”./ atsh / KultPlus.com

Më Shumë

Komuna e Prizrenit u bën thirrje qytetarëve të paguajnë këstin e parë të tatimit në pronë deri më 30 qershor

Komuna e Prizrenit  ka rikujtuar për qytetarët se afati i fundit për pagesën e këstit të parë të tatimit në pronë është deri më...

Arrestohet “dileri” i kërkuar në Prizren, ishte i dënuar me rreth 1 vit burgim

Policia në Prizren, gjatë ditës së sotme kanë arrestuar të kërkuarin që ishte dënuar me 10 muaj burg efektiv, pasi dyshohet se kishte kryer...

Lajmet e Fundit