3.2 C
Prizren
E diel, 22 Dhjetor, 2024

Shtrenjtohet uji në Prizren

Uji i pijshem-qeshmja

Zyra Rregullatore për Ujësjellës dhe Kanalizim (ZRRUK) e Kosovës, pas analizës së afarizmit të realizuar të kompanive regjionale të shërbimeve publike të ujit gjatë vitit 2013, ka bërë korrigjime të pjesshme në dy kompanitë regjionale, tek “Hidroregjioni-Jugor” në Prizren dhe “Radoniqi” në Gjakovë, me të cilat do të faturohen konsumatorët e shërbyer gjatë vitit biznesor 2014.

“” Në “Hidroregjionin -Jugor” në Prizren tarifa për shërbimet e ujësjellësit për konsumatorët e amvisërisë është ngritur nga 0.35 €/m3 në 0.36 €/m3,për konsumatorët e biznesit dhe institucioneve tarifa për shërbimet e ujësjellësit është rritur nga 0.69 €/m3 në 0.70 €/m3”.

“ Tek “Radoniqi” në Gjakovë tarifa për shërbimet e ujësjellësit për konsumatorët e amvisërisë është ngritur nga 0.35 €/m3 në 0.36 €/m3. Po ashtu edhe tarifa për shërbimet e kanalizimit për konsumatorët biznese e institucione është rritur nga 0.21 €/m3 në 0.22 €/m3?, njofton ZRRUK nëpërmjet një komunikate.

“Arsyet e marrjes së një vendimi të tillë qëndrojnë në faktin se as një nga Kompanitë Regjionale të Ujit (KRU), nuk i ka përmbush ose përafruar përmbushjes së objektivave të dymbëdhjetë (12) treguesve kyç të përcaktuar nga ZRRUK me procesin rregullatorë të tarifave të vitit 2013, të cilët kanë qenë parakusht për të proceduar me metodologjinë e rishikimit të tarifave për ngritje të këtyre shërbimeve publike të ujit”

“Korrigjimet e pjesshme të rishikimit të tarifave te dy kompanitë regjionale të theksuara ma lartë, janë përshtat me ngritje simbolike të tarifave të tyre për nga një (1) cent për m3, pasi që njëra nga to ka të përmbushur tre tregues e tjetra dy dhe që të dy kompanitë i janë përafruar shumë shumës së planifikuar të realizimit të investimeve kapitale të financuar nga mjetet vetanake financiare”, thuhet në komunikatë.

ZRRUK ka vendosur me vazhdimin e vlefshmërisë së tarifave të shërbimeve publike të ujit të vitit 2013 edhe gjatë vitit 2014, të pesë kompanive tjera.

“Ky proces tariforë është pjesë e procesit rregullatorë të tarifave 2012-2014, të përcaktuar mbi bazën e Biznes Planeve Rregullatore të prezantuara nga Kompanitë Regjionale të Shërbimeve të Ujit në gjysmën e dytë të vitit 2011 dhe politikave rregullatorë të këtyre shërbimeve të aprovuar nga ZRRUK”./PrizrenPress.com/

 

Më Shumë

‘Karvani Multi Etnik për Paqe dhe Bashkëjetesë’ ndalet në Prizren, Totaj thekson rëndësinë e tolerancës

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, priti sot përfaqësuesit e “Karvanit Multi Etnik për Paqe dhe Bashkëjetesë”, një projekt i mbështetur nga Fondacioni...

Komuna e Dragashit dhe “Advancing Together” bashkëfinancojnë katër projekte

Në kuadër të Memorandumit të Mirëkuptimit të nënshkruar ndërmjet Komunës së Dragashit dhe OJQ "Advancing Together", sot u nënshkrua Marrëveshja për Bashkëfinancim të katër...

Lajmet e Fundit