-1.4 C
Prizren
E diel, 5 Janar, 2025

KESCO: Konsumatorët të gjejnë forma të tjera alternative të ngrohjes

Me uljen e temperaturave, Kosova sërish mund të përballet me krizë energjetike. Njohës të kësaj fushe, thonë se vendi nuk ka kapacitete të mjaftueshme për të prodhuar, derisa masat e marra deri më tani, përfshirë edhe subvencionet, janë të pamjaftueshme. Ndërkaq, sipas KESCO-s, ende ka pasiguri sa i përket furnizimit me gaz natyror të Evropës, çka edhe e rrit kërkesën për energji.

 

Kriza energjetike mund të jetë e pashmangshme për Kosovën me uljen e temperaturave. Sipas Kompanisë Kosovare për Furnizim me Energji Elektrike – KEDS, ende ka pasiguri sa i përket furnizimit me gaz natyror të Evropës, andaj edhe kjo thuhet se e rrit kërkesën për energji elektrike si dhe ndikon në ngritjen e çmimeve.

“Dihet që me ftohjen e temperaturave, fatkeqësisht një pjesë e konsiderueshme e qytetarëve e përdorin energjinë elektrike për ngrohje. Në mënyrë që konsumi të rritet më pak dhe situata të jetë më e përballueshme dhe më e parashikueshme, kur dihet që ende ekzistojnë shumë pasiguri të furnizimit me gaz natyror të Evropës dhe kjo e rrit kërkesën për energji elektrike dhe i bën çmimet e saj shumë të larta dhe të paparashikueshme, kërkojmë nga konsumatorët që të gjejnë forma të tjera alternative të ngrohjes dhe të vazhdojnë kursimin e energjisë elektrike,”ka thënë  Margarita Rashiti, zëdhënëse në KESCO.

Asociation “Loyola-Gymnasium” shpall një vend të lirë për mësimdhënës/e të gjuhës angleze

Nga Zyra e Rregullatorit për Energji kanë thënë shkurt për RTK-në se momentalisht furnizimi është i qëndrueshëm, por që nuk mund të deklarohen për parashikimet e muajve të ardhshëm.

Ndërkaq, nga Ministria e Ekonomisë dhe Korporata Energjetike e Kosovës nuk kthyen përgjigje.

Furnizimi me energji, mund të rrezikohet për shkak të mungesës së kapaciteteve prodhuese.

Krahasuar me periudhën janar-gusht të vitit të kaluar, gjatë 2023-s konsumi i energjisë elektrike ka shënuar ngritje për 22 mijë e 430 MWh.

Më Shumë

Detaje nga incidenti i sulmit me thikë në Prizren, viktimave ia shpërthyen edhe gomat e veturës

Një ngjarje e rëndë dyshohet se ka ndodhur mbrëmë pas mesnate në Prizren, ku dyshohet se tre persona janë lënduar si rezultat i një...

Mërgimtari për herë të dytë brenda vitit dhuron donacion në QMF-në e Xërxës së Rahovecit

Për të dytën herë brenda vitit, Agron Berisha ka dhuruar donacione në qendrën e Mjekësisë Familjare në Xërxë të Rahovecit. Se çfarë dhuroi këtë...

Lajmet e Fundit